Jeta në Londër mes sfidash profesionale, psikologia Enertila Bekteshi: Historia e abuzimit, ja çfarë tha pacientja

Në një intervistë rrëqethëse, një psikologe që punon me pacientë në Londër e Shqipëri ndan përvojat e saj më të thella nga terapia.

Në një intervistë rrëqethëse, një psikologe që punon me pacientë në Londër e Shqipëri ndan përvojat e saj më të thella nga terapia. Nga ndjenja e boshllëkut mes suksesit, te heshtja që mban trauma, e deri te dashuria që lëndon, por nuk lihet dot pas. Zëri i ekspetes Enertila Bekteshi është këtë herë në Fitstation.

  1. Londra qytet ëndrrash apo vetmie?
    “Londra është një qytet kontradiktor. Mund të të japë më shumë sesa ke ëndërruar, por po aq lehtë mund të të marrë gjithçka që je,” shprehet psikologia. Ajo tregon se shumë pacientë ndihen të humbur në ritmin e pandalshëm, në konkurrencën pa ndalesë dhe në mungesën e lidhjeve të thella. “E kam arritur, por nuk ndjej asgjë” është një frazë që ajo dëgjon shpesh. “Në terapi, rindërtojmë lidhjen që mungon mes dritave të ndritshme dhe rrugëve të zhurmshme.”
  2. Rasti që nuk harrohet kurrë
    “Ka histori që mbesin, jo për dramën, por për heshtjen me të cilën tregohen.” Psikologia ndan rrëfimin e një gruaje që, pas më shumë se 30 vitesh, foli për herë të parë për një abuzim të fëmijërisë. “Ajo fliste me zë të ulët, thuajse duke kërkuar falje që po e ndante. Më mësoi sa shumë dhimbje fshihet pas një fytyre të qetë, dhe sa shëruese mund të jetë dëgjimi pa gjykim.”
  3. Boshllëku pas sukseseve të rreme
    “Rrjetet sociale janë si pasqyra të thyera japin imazhe të bukura, por jo të vërteta.” Psikologia thekson se të rinjtë ndihen bosh jo nga mungesa e arritjeve, por nga mungesa e lidhjes me veten e tyre reale. “Në terapi, kjo boshllëkësi shfaqet si ankth pa emër, si ndjenjë e humbjes së kuptimit.”
  4. E vërteta që nuk duam ta pranojmë për traumën
    “Nuk pranojmë që trauma nuk kalon duke e injoruar. Ajo jeton në trup në mënyrën si reagojmë, si ikim, si duam.” Shumë njerëz thonë “e kam lënë pas”, ndërkohë që vuajnë nga pagjumësia, frika nga afërsia apo ndjenja faji pa arsye. “Trauma nuk është vetëm çfarë ndodhi, por çfarë ngeci brenda nesh. Dhe e paguajmë çdo ditë.”
  5. Pse nuk i lëmë pas lidhjet toksike?
    “Sepse shpesh ato na duken të njohura,” thotë psikologia. Nëse jemi rritur me dashuri që ishte e dhimbshme apo e paqëndrueshme, truri ynë e lidh këtë ndjesi me “sigurinë”. “Nuk ikim sepse kemi më shumë frikë nga boshllëku, sesa nga dhimbja që e njohim. Terapia ndihmon të krijojmë një dashuri të re të shëndetshme dhe të butë.”

Mesazh nga Fitstation…
Ndërkohë që shoqëria mat suksesin me arritje, terapia mat shëndetin emocional me ndjenjën e lidhjes me veten. Dritat e qytetit nuk e zëvendësojnë dritën e brendshme, ajo ndizet në heshtje, nga ndjenja e kuptimit dhe pranimit të thellë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

What to listen next...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *