Jeta me Hashimoto, Çenkuela Hasa: Vizitat te psikologu dhe mjegulla në tru

“Kur unë tregoja njerëzve që kam Hashimoto, përgjigja që dëgjoja ishte: ‘Aaa, nuk është gjë… të gjitha gratë e kanë këtë.’

“Kur unë tregoja njerëzve që kam Hashimoto, përgjigja që dëgjoja ishte: ‘Aaa, nuk është gjë… të gjitha gratë e kanë këtë.’
Por askush nuk e kuptonte çfarë ndodhte realisht me mua: mjegullën në tru, ankthin e papritur, shpërthimet e nervozizmit, episodet agresive dhe ndjenjën e fajit që vinte menjëherë pas tyre. Ishte një goditje e heshtur ndaj cilësisë së jetës sime.
Por e vërteta është se, përpara se të zbuloja që kisha Hashimoto, unë shkova për herë të parë në jetë te një psikologe. Mbase e lidhja gjithçka me shtatzëninë. E ndjeja që emocionet e mia nuk ishin më nën kontrollin tim. Dhe më e dhimbshmja ishte që askush nuk më kuptonte. As aty, në ato seqnca. Dhe kjo ishte zhgënjyese sidomos kur krahasohet me faturat që pagova dhe shpresën që kisha vendosur mbi ato takime.
Mbaj mend, kur më në fund u diagnostikova me Hashimoto, gjatë një bisede me mjekun, i thashë:
“Kam qenë dhe te psikologu.”
Dhe ai më ktheu një përgjigje që nuke harroj: “Ti nuk ke nevojë për psikolog. Në trupin tënd po ndodh një proces biologjik autoimun. Mungesa e hormonit ndikon në gjithçka edhe në trurin tënd, edhe në jetën tënde.”
Dhe ishte e vërtetë. Nuk ishte thjesht lodhje. Ishte një sëmundje që kishte hyrë në çdo detaj të ditës sime.
Hashimoto nuk është asgjë? Për mua dhe shumë gra të tjera, është gjithçka tjetër përveçse “asgjë”.
Prandaj, përpara se të jemi të gjykuara, duhet të jemi të kuptuara.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *