“Serumi” që mund të përgatitet në shtëpi: receta me 3 përbërës që mund të parandalojë dehidratimin

Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.

Në mungesë të solucionit farmaceutik, një përzierje e thjeshtë me ujë, sheqer dhe kripë mund të ndihmojë përkohësisht në rehidrim.

Por ekspertët paralajmërojnë: nuk bëhet fjalë për serum intravenoz dhe përzierja duhet përgatitur me masa të sakta.

Receta e solucionit oral për rehidrim

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, solucioni mund të përgatitet duke përzier:

  • 1 litër ujë të pijshëm dhe të sigurt;
  • 6 lugë çaji të rrafshëta me sheqer;
  • gjysmë luge çaji të rrafshët me kripë.

Përbërësit duhen përzier mirë derisa sheqeri dhe kripa të treten plotësisht. OBSH e rekomandon këtë formulë si një alternativë emergjente kur qeset e gatshme të kripërave për rehidrim oral nuk janë të disponueshme. (World Health Organization)

Pse uji i zakonshëm mund të mos jetë i mjaftueshëm?

Gjatë diarresë dhe të vjellave, trupi nuk humbet vetëm ujë, por edhe natrium dhe elektrolite të tjera. Sheqeri në solucion ndihmon zorrën të përthithë më mirë natriumin dhe ujin, ndërsa kripa kontribuon në zëvendësimin e natriumit të humbur.

UNICEF e përshkruan solucionin oral për rehidrim si një përzierje kripe dhe sheqeri të tretur në ujë të pastër, që përdoret për trajtimin e dehidratimit të shkaktuar nga diarreja, goditja nga nxehtësia

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *