“5 pyetje me pesha të rënda” , rrëfehet instruktori Elis Biçaku: Nga flirtet në palestër te gabimet në stërvitje

“5 pyetje me pesha të rënda” , rrëfehet instruktori Elis Biçaku: Nga flirtet në palestër te gabimet në stërvitjeElis Biçaku është instruktori i parë që nisi në Fitstation rubrikëm e “5 pyetje me pesha të rënda”, e cila do vendos me shpatulla pas murit instruktorët duke i parë jashtë kornizave të tyre.

“5 pyetje me pesha të rënda” , rrëfehet instruktori Elis Biçaku: Nga flirtet në palestër te gabimet në stërvitjeElis Biçaku është instruktori i parë që nisi në Fitstation rubrikëm e “5 pyetje me pesha të rënda”, e cila do vendos me shpatulla pas murit instruktorët duke i parë jashtë kornizave të tyre. Elisin mund ta gjeni në instagram në fit_with_elis

  1. Gabimet që bëjnë djemtë në palestër?

Shpesh, djemtë karakterizohen nga dëshira për të treguar forcën mashkullore, ndaj priren të ushtrohen me pesha të rënda, duke neglizhuar teknikën e saktë të ushtrimit. Kjo çon në rrezik të lartë dëmtimi, pasi muskujt shpesh nuk janë ende të përgatitur për ngarkesat që iu imponohen. Për pasojë, dëmtohen grupe të caktuara muskujsh. Një nga gabimet më të zakonshme është nxitimi për të rritur peshat, me shpresën për të arritur rezultate të shpejta duke harruar që ndërtimi i trupit kërkon kohë, disiplinë dhe teknikë të saktë.

  1. Sa përqind e trupit tuaj është rezultat i stërvitjes dhe sa i suplementeve?

Për mua, programi stërvitor dhe ushqimi përbëjnë bazën kryesore të rezultateve që kam arritur zënë pjesën më të madhe të suksesit tim fizik. Suplementet janë thjesht shtesa ndihmëse, që i përdor për të optimizuar rikuperimin pas stërvitjes dhe për të përmirësuar performancën gjatë saj. Ato nuk zëvendësojnë as stërvitjen e rregullt, as ushqimin e shëndetshëm por ndihmojnë në mënyrë të kontrolluar kur përdoren me kujdes.

  1. A ka ndonjë trajner në industrinë shqiptare që, sipas jush, është i mbivlerësuar? Emër konkret.

Në industrinë shqiptare ka trajnerë që shpesh ndajnë informacione të diskutueshme, të cilat nuk mbështeten në parime profesionale, por në dëshirën për të fituar vëmendje në rrjetet sociale. Do ndalem konkretisht te një rast: një djalë i njohur si “18-vjeçari”, i cili i kishte dhënë një program njërit prej klientëve të mi. Kur klienti erdhi tek unë, programi që kishte marrë nuk përputhej fare me nevojat dhe objektivat e tij individualë. Ky është një shembull i rrezikut që vjen nga mosprofesionalizmi dhe mungesa e eksperiencës, edhe pse personi mund të ketë shumë ndjekës.

  1. Çfarë mendojnë partnerët tuaj për marrëdhënien që keni me klientët? A ndihen ndonjëherë të kërcënuar nga afërsia që krijohet në palestër?

Asnjë marrëdhënie profesionale nuk funksionon pa mirëkuptim dhe besim brenda çiftit. Partnerja ime nuk ndihet kurrë e kërcënuar nga puna ime, sepse marrëdhënia me klientët ndërtohet mbi profesionalizëm, etikë dhe pasion për atë që bëj. Jam trainer, por mbi të gjitha, jam njeri me integritet dhe kufij të qartë. Respekti është baza.

Mesazhi im për të gjithë ata që duan të fillojnë:

Në epokën e Paleolitit, njerëzit vraponin për të gjetur ushqim lëviznin natyrshëm, ndaj ishin të shëndetshëm dhe të fortë. Sot, jetojmë në një kohë kur stërvitemi për të djegur ushqimin e tepërt që e marrim nga një jetë sedentare dhe nga kequshqyerja. Është koha të rikthehemi te lëvizja, te natyra e trupit tonë.
Trupi ynë është programuar për të lëvizur, për të vrapuar, për të mbijetuar jo për të qëndruar ulur gjithë ditën.
Ndaj, le t’i japim trupit tonë jetën që meriton.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

What to listen next...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *