Dy fruta që nuk duhet t’i konsumoni së bashku, ja pse mund të jenë të dëmshme për tretjen

Kombinimet e frutave janë një zakon i përhapur në sallata ose lëngje miks, por jo gjithmonë të shëndetshëm.

Kombinimet e frutave janë një zakon i përhapur në sallata ose lëngje miks, por jo gjithmonë të shëndetshëm. Disa fruta kur konsumohen bashkë mund të shkaktojnë fryrje, fermentim në zorrë apo ngadalësim të procesit të tretjes. Një nga kombinimet më të diskutueshme është ai mes bananes dhe agrumeve.

  1. Banania dhe portokalli
    Bananet janë të pasura me karbohidrate komplekse dhe tretën më ngadalë, ndërsa agrumet si portokalli kanë aciditet të lartë dhe përmbajnë fibra të tretshme. Kur konsumohen bashkë, ato mund të krijojnë një mjedis të vështirë për stomakun, duke shkaktuar gazra, fryrje apo madje edhe dhimbje barku te personat me ndjeshmëri të lartë.
  2. Kiwi dhe papaja
    Këto fruta tropikale përmbajnë enzima të forta kiwi ka actinidin ndërsa papaja papain. Kur këto enzima ndërveprojnë, mund të ndikojnë negativisht në përthithjen e proteinave dhe të irritojnë mukozën e stomakut, sidomos nëse konsumohen me stomak bosh.

Ekspertët e ushqyerjes rekomandojnë që frutat të konsumohen veçmas ose të kombinohen vetëm ato me strukturë të ngjashme dhe përmbajtje të përafërt të sheqerit dhe aciditetit. Kujdesi ndaj këtyre detajeve të vogla mund të bëjë ndryshim të madh në mirëqenien tuaj të përditshme.

Ky informacion ju ofrohet nga FitStation, aty ku kujdesi për shëndetin nis nga zgjedhjet e vogla të përditshme.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *