Tiroidja e mbistimuluar (hipertiroidizmi) ndikon në shpejtimin e metabolizmit, rrahjet e zemrës, ankthin, humbjen e peshës dhe nervozizmin.
Tiroidja e mbistimuluar (hipertiroidizmi) ndikon në shpejtimin e metabolizmit, rrahjet e zemrës, ankthin, humbjen e peshës dhe nervozizmin. Ndërsa trajtimi mjekësor është thelbësor, disa kombinime natyrore mund të ndihmojnë në qetësimin e simptomave dhe përkrahjen e funksionit të balancuar të tiroides.
Çaji i melisës (Melissa officinalis)
– Njihet për efektin qetësues në sistemin nervor dhe për aftësinë e tij për të bllokuar aktivitetin e tepërt të hormoneve të tiroides (veçanërisht TSH).
– Ndihmon në uljen e ankthit, palpitacioneve dhe tensionit të brendshëm.
Si ta përgatisni:
• Zieni një filxhan ujë me një lugë çaji melisë (ose bustinë çaji)
• Shtoni pak lëng limoni dhe lëreni të ftohet pak
• Shtoni 1 lugë çaji vaj lini dhe përziejeni
• Pijeni ngadalë në mëngjes, esëll
Kujdes:
– Ky kombinim nuk zëvendëson mjekimin, por ndihmon në mbështetjen e organizmit dhe uljen e stresit tiroidal.
– Konsultohuni me mjekun për çdo ndryshim në regjim, sidomos nëse merrni medikamente.
Nga FitStation:
Shëndeti i tiroides kërkon kujdes, qetësi dhe përzgjedhje të zgjuara. Zakonet e vogla të mëngjesit mund të bëjnë diferencën. Provoje këtë kombinim për të ndier më shumë qetësi, kontroll dhe ekuilibër në ditët tuaja.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.