Ushqyerja me formulë gjatë verës: si të kujdeseni për bebin tuaj

Gjatë muajve të nxehtë, ushqyerja me formulë kërkon më shumë kujdes për të mbrojtur shëndetin e foshnjës. Temperaturat e larta rrisin rrezikun për kontaminim të ushqimit dhe dehidrim, ndaj është e rëndësishme të ndiqni disa hapa të sigurt.

Gjatë muajve të nxehtë, ushqyerja me formulë kërkon më shumë kujdes për të mbrojtur shëndetin e foshnjës. Temperaturat e larta rrisin rrezikun për kontaminim të ushqimit dhe dehidrim, ndaj është e rëndësishme të ndiqni disa hapa të sigurt. Si nënë, zgjedhja e formulës së duhur është një nga vendimet më të rëndësishme për shëndetin e bebit tuaj.

Unë për vajzën time Brook kam zgjedhur Aptamil, një formulë që ka qenë e butë për barkun e saj dhe e plotë në përbërje. Që nga fillimi, ajo është ndjerë shumë mirë me të, dhe kjo më ka dhënë edhe mua qetësinë që çdo nënë kërkon.

Tani që vera ka ardhur, kemi filluar të përdorim edhe paketimet e gatshme të formulës për ta marrë më lehtë me vete në plazh apo gjatë udhëtimeve. Janë praktike, të sigurta dhe ndihmojnë të ruajmë rutinën pa stres.

  1. Lani gjithmonë duart dhe sterilizoni biberonët

Para çdo përgatitjeje, sigurohuni që duart, biberoni dhe të gjitha mjetet të jenë të pastruara mirë. Në verë, bakteret shumohen më shpejt dhe rreziku i infeksioneve është më i lartë.

  1. Përdorni ujë të valuar dhe të ftohur në 70°C

Mos e përzieni formulën me ujë të ftohtë direkt nga çezma. Ziejeni, ftoheni pak, dhe vetëm më pas përziejeni. Kjo ndihmon në shkatërrimin e mikrobeve të mundshme në pluhurin e formulës.

  1. Mos e lini formulën jashtë frigoriferit

Pasi ta përgatisni, ushqeni bebin menjëherë. Nëse nuk e konsumon brenda 1 ore, formula duhet të hidhet. Ruajtja në temperaturë ambienti rrit rrezikun e ndotjes.

  1. Gjatë udhëtimeve përdorni termus steril

Kur jeni jashtë shtëpisë, mbani ujin e zier në një termus të pastër dhe përziejeni formulën vetëm kur t’i jepni bebit. Mos përgatitni shishe paraprakisht për t’i mbajtur me vete.

  1. Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës

Nxehtësia mund të dëmtojë formulën më shpejt, sidomos nëse magazinohet keq. Blini gjithmonë në farmaci ose pika të sigurta dhe ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.

  1. Kujdes me hidratimin

Në ditë shumë të nxehta, sidomos pas muajit të katërt, pediatri mund të rekomandojë sasi shumë të vogla uji përveç formulës. Këshillohuni me mjekun për çdo rast.

Nga Fitstation
Nuk ka pushim për kujdesin ndaj bebit, sidomos në verë. Ushqyerja e sigurt është mbrojtje dhe dashuri.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

What to listen next...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *