Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke është një gjendje neurologjike e dhimbshme, shpesh shoqëruar me ndjeshmëri ndaj dritës, zërit, të përziera dhe madje çrregullime në shikim.
Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke është një gjendje neurologjike e dhimbshme, shpesh shoqëruar me ndjeshmëri ndaj dritës, zërit, të përziera dhe madje çrregullime në shikim.
Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke është një gjendje neurologjike e dhimbshme, shpesh shoqëruar me ndjeshmëri ndaj dritës, zërit, të përziera dhe madje çrregullime në shikim. Për shumë persona që vuajnë nga migrena, një nga shkaktarët më të zakonshëm është ushqimi. Disa produkte që konsumojmë çdo ditë pa menduar, mund të jenë nxitës të fortë të krizave të migrenës.
Nëse migrena është pjesë e jetës suaj, këto janë tre ushqimet që duhet të shmangni me çdo kusht:
Djathërat e vjetëruar përmbajnë tiraminë, një substancë që ngushton ose zgjeron enët e gjakut në tru dhe mund të shkaktojë shpërthime të menjëhershme të migrenës. Sa më i vjetër dhe i fermentuar djathi, aq më i madh rreziku.
Produktet si sallami, proshuta, hot-dogët dhe salçiçet përmbajnë nitrate dhe nitrite, konservues që ndikojnë në qarkullimin cerebral dhe shkaktojnë tension të enëve të gjakut – një shkak i njohur i krizave migrenoze.
Edhe pse shumë e dashur për të gjithë, çokollata përmban kafeinë dhe feniletilaminë, të cilat te disa individë ndihmojnë migrenën të shfaqet më shpejt. Nëse ndjeni dhimbje koke disa orë pas konsumit të çokollatës, kjo mund të jetë arsyeja.
Kujdes: Migrena është shumë individuale.
Çfarë shkakton dhimbje te një person, mund të mos ndikojë fare te një tjetër. Por mbajtja e një “ditari ushqimor” dhe shmangia e këtyre tre ushqimeve, ka ndihmuar shumë persona të reduktojnë intensitetin dhe shpeshtësinë e krizave.
Nga Fitstation: Shëndeti nuk fillon në kokë por ndikon direkt aty. Kujdesi për atë që ha, mund të jetë kujdesi më i mirë për qetësinë mendore dhe fizike.
Na ndiq për më shumë këshilla të personalizuara mbi ushqimin funksional dhe jetesën pa dhimbje.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.