Intolerant ndaj laktozës? Ja si ta kuptoni nëse trupi juaj nuk e tret dot qumështin

Dhimbje barku, fryrje menjëherë pas një kafeje me qumësht? Gazra apo ndjesi parehatie pas një porcie djathi apo jogurti?

Dhimbje barku, fryrje menjëherë pas një kafeje me qumësht? Gazra apo ndjesi parehatie pas një porcie djathi apo jogurti? Nuk është rastësi. Mund të jeni intolerant ndaj laktozës, një gjendje më e zakonshme seç mendohet, ku trupi nuk arrin të tretë siç duhet sheqerin natyral të qumështit, të njohur si laktozë.

Çfarë është intoleranca ndaj laktozë

Është paaftësia e sistemit tretës për të prodhuar mjaftueshëm enzimën laktazë, e cila është përgjegjëse për tretjen e laktozës. Kur kjo enzimë mungon ose është në nivele shumë të ulëta, laktoza mbetet e patretur në zorrë, duke shkaktuar shqetësime të ndryshme gastrointestinale.

Shenjat kryesore që tregojnë intolerancën:
• Fryrje barku dhe gazra pak minuta deri në 2 orë pas konsumimit të produkteve me qumësht
• Diarre ose jashtëqitje të papërpunuara
• Dhimbje barku ose krampa abdominale
• Tinguj të fortë të zorrëve (gurgullima)
• Të përziera pas produkteve me laktozë

Në disa raste, simptomat mund të jenë të lehta dhe të zgjatin vetëm pak orë, ndërsa tek persona të tjerë, ato mund të jenë më të forta dhe të shpeshta.

Si ta konfirmoni?

Mënyra më e sigurt për të kuptuar nëse jeni intolerant ndaj laktozës është:
• Testi i frymëmarrjes për hidrogjenin mat prodhimin e gazrave pas konsumimit të laktozës
• Eliminimi për 7–14 ditë i produkteve me laktozë, dhe rikthimi i tyre për të parë reagimin e trupit
• Konsultë me mjekun ose një dietolog

Çfarë mund të konsumoni nëse jeni intolerant?
• Qumësht pa laktozë ose qumësht bimor (bajame, oriz, tërshërë)
• Djathë të fortë me përmbajtje të ulët laktoze (parmixhano, djathë dhie i vjetëruar)
• Kos me probiotikë (në disa raste tolerohet më lehtë)
• Suplementë me enzima laktazë për ndihmë para konsumimit

Nga Fitstation: Trupi flet dhe e thotë qartë kur diçka nuk po e përtyp mirë. Nëse ndihesh i fryrë pas çdo filxhani qumështi, ndoshta është koha të dëgjosh më me vëmendje. Ushqimi nuk duhet të të lodhë, por të të ushqejë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *