Hani pak por gjithmonë keni një bark të fryrë? Ja shkaqet që nuk dini

Ja disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të fshihen pas fryrjes së barkut

Ja disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të fshihen pas fryrjes së barkut:

Nëse jeni ndër ata persona që hani pak, por gjithsesi ndiheni të fryrë, me bark të rënduar dhe me ndjesinë sikur keni ngrënë një vakt të madh mos e fajësoni vetëm ushqimin. Fryrja e barkut nuk ka gjithmonë lidhje me sasinë e ngrënë, por me mënyrën si trupi përpunon dhe reagon ndaj ushqimeve.

Ja disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të fshihen pas fryrjes së barkut:

  1. Ushqime të paduruara nga organizmi (intoleranca)

Edhe një sasi e vogël e produkteve me laktozë, gluten, apo ëmbëlsues artificialë mund të shkaktojë fryrje të menjëhershme.
Zgjidhja: Mbaj shënime të ushqimeve që konsumon dhe identifiko reagimet.

  1. Tretje e ngadaltë për shkak të stresit

Kortizoli i lartë (nga stresi emocional) ul lëvizshmërinë e zorrëve dhe rrit fryrjen.
Zgjidhja: Frymëmarrje e thellë para vakteve, ecje pas ngrënies, çaj bimor pas darkës.

  1. Disbalancë në florën e zorrëve (mikrobiota)

Një bark i fryrë mund të jetë shenjë e mungesës së baktereve të mira që ndihmojnë në tretje.
Zgjidhja: Fermente (kos natyral, kefir, kimchi) ose probiotikë të kontrolluar.

  1. Ngrënie shumë e shpejtë ose pa përtypje të mirë

Kur hani me nxitim, gëlltisni ajër dhe trupi nuk ka kohë të aktivizojë enzimat e duhura tretëse.
Zgjidhja: Hani ngadalë dhe përtypni çdo kafshatë mbi 20 herë.

  1. Mungesa e lëvizjes pas vaktit

Qëndrimi ulur menjëherë pas ngrënies ngadalëson qarkullimin e gjakut në zonën abdominale.
Zgjidhja: Ecje e lehtë 10–15 minuta pas ngrënies.

  1. Përzierja e keqe e ushqimeve

Kombinime si fruta menjëherë pas vakteve, ose karbohidrate + yndyrna të rënda → çojnë në fermentim dhe gazra.
Zgjidhja: Konsumo frutat larg vakteve, dhe mbaj ushqimet sa më të thjeshta.

Çfarë duhet të mbani mend?
• Fryrja nuk është vetëm çështje estetike – është një tregues se diçka nuk po shkon me mirëqenien e brendshme.
• Shkaqet janë individuale dhe nuk zgjidhen me dieta të rastësishme.
• Filloni nga observimi, pastaj kaloni në ndryshime të vogla, por të qëndrueshme.

Nga Fitstation
Një bark i sheshtë nuk arrihet me urinë, por me kuptim të trupit tënd. Fryrja është një gjuhë që trupi përdor për të komunikuar me ty. Mos e injoro.
Dieta, stili i të ngrënit dhe gjendja emocionale janë tri pikat që lidhen direkt me barkun tënd.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *