Pse funksionon ky kombinim?
- Tërshëra, burim fibrash beta-glukane
Beta-glukanet janë fibra të tretshme që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe përthithjen e glukozës. Kjo ndihmon në shmangien e rënieve të menjëhershme të energjisë.
- Fara chia, hidratim dhe omega-3
Chia ka aftësinë të thithë shumëfishin e peshës së saj në ujë, duke ndihmuar në ruajtjen e lëngjeve. Përmban gjithashtu acide yndyrore omega-3 dhe fibra që rrisin ndjesinë e ngopjes.
- Kos grek, proteinë me vlerë biologjike të lartë
Proteina stimulon hormonët e ngopjes dhe redukton sekretimin e hormonit të urisë (ghrelin). Për më tepër, probiotikët ndihmojnë tretjen gjatë periudhave të gjata pa ushqim.
- Banania, energji dhe kalium
Siguron karbohidrate natyrale dhe kalium, mineral i rëndësishëm për balancën elektrolitike, sidomos gjatë agjërimit.
- Arrat , yndyrna të mira dhe magnez
Yndyrnat e pangopura ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, ndërsa magnezi kontribuon në reduktimin e lodhjes
Vlerat ushqyese (për një porcion mesatar)
• Rreth 20–25 g proteinë
• 8–12 g fibra
• Yndyrna të shëndetshme mono- dhe poliinsaturuara
• Indeks glicemik i moderuar
Ky profil ushqyes ndihmon në energji të qëndrueshme për disa orë, duke reduktuar ndjesinë e urisë së hershme dhe etjen.
Receta e rekomanduar për syfyr
Përbërësit:
• 4 lugë gjelle tërshërë
• 1 lugë gjelle fara chia
• 150–200 g kos grek natyral
• 1 banane e mesme
• 5–6 arra të copëtuara
• 1 lugë çaji mjaltë (opsionale)
Përgatitja:
1. Përziej tërshërën me kosin dhe farat chia.
2. Lëre 10–15 minuta (ose gjatë natës në frigorifer për “overnight oats”).
3. Shto bananen e prerë dhe arrat sipër.
4. Konsumoje me 1–2 gota ujë të shpërndara gradualisht.
Ky syfyr përmban kombinimin ideal: proteinë + fibër + yndyrna të mira, një formulë që nutricionistët e konsiderojnë bazë për agjërim të qëndrueshëm dhe më pak lodhje gjatë ditës.