Syfyri që stabilizon sheqerin dhe të mban ngopur gjithë ditën!

Një nga sfidat kryesore gjatë agjërimit është ruajtja e energjisë dhe shmangia e urisë së hershme. Ky smoothie me kos, tërshërë, hurma, gjalpë kikiriku dhe fara liri përfaqëson një kombinim të balancuar makronutrientësh që ndihmon në stabilizimin e glicemisë dhe zgjatjen e ndjesisë së ngopjes.

Përbërësit
• 200 g kos natyral
• 2 lugë gjelle tërshërë
• 2 hurma
• 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
• 1 lugë gjelle fara liri të bluara

Pse funksionon ky kombinim?

Proteina nga kosi
Kos i natyral përmban proteina me vlerë biologjike të lartë, të cilat stimulojnë hormonët e ngopjes dhe ndihmojnë në uljen e hormonit të urisë (ghrelin). Kjo kontribuon në kontroll më të mirë të oreksit gjatë orëve të para të agjërimit.

Fibra nga tërshëra dhe farat e lirit
Tërshëra përmban beta-glukane, fibra të tretshme që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe përthithjen e glukozës. Fara e lirit shton fibra shtesë dhe ndihmon në mbajtjen e një niveli më të qëndrueshëm të sheqerit në gjak.

Yndyrnat e mira nga gjalpi i kikirikut
Yndyrnat monoinsaturuara kontribuojnë në stabilizimin e glicemisë dhe zgjasin kohën e tretjes, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë për më shumë orë.

Hurma si burim energjie dhe kaliumi
Hurma ofron karbohidrate natyrale për energji fillestare, si dhe kalium, mineral i rëndësishëm për balancën elektrolitike gjatë periudhave pa konsum lëngjesh.

Efekti metabolik

Kombinimi i proteinës, fibrës dhe yndyrës ngadalëson përthithjen e karbohidrateve, redukton rritjet e menjëhershme të sheqerit në gjak dhe parandalon rëniet e shpejta të energjisë. Kjo e bën këtë smoothie një zgjedhje të përshtatshme për syfyr, veçanërisht për ata që kërkojnë stabilitet energjie gjatë ditës.

Farat e lirit rekomandohen të përdoren të bluara, pasi në këtë formë përthithen më mirë nga organizmi dhe rrisin efektin e fibrës në ndjesinë e ngopjes.

Ky kombinim përfaqëson një model të thjeshtë dhe funksional ushqyerjeje për një agjërim më të qëndrueshëm dhe me më pak lodhje

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *