Nëse ke simptoma të stomakut që nuk përmirësohen me trajtime klasike kontrollo tiroiden. Shpesh, ajo është “rrënja e padukshme” e shumë shqetësimeve fizike.
Nëse ke simptoma të stomakut që nuk përmirësohen me trajtime klasike kontrollo tiroiden. Shpesh, ajo është “rrënja e padukshme” e shumë shqetësimeve fizike.
Tiroidja e ngadaltë (Hipotiroidizmi)
Kjo është gjendja kur tiroidja prodhon më pak hormone sesa duhet.
Çfarë ndodh me stomakun?
Ngadalësohet tretja ushqimi qëndron më gjatë në stomak
Mbingopje, fryrje dhe kapsllëk janë shumë të zakonshme
Mund të shkaktohet edhe rënia e aciditetit të stomakut (hipoklorhidria) → që çon në tretje të dobët të proteinave
Simptomat që ndihen zakonisht:
• Fryrje pas vakteve, sidomos pas proteinave
• Ndjesi sikur ushqimi “nuk zbret dot”
• Urth apo gazra
• Kapsllëk kronik
Tiroidja tepër aktive (Hipertiroidizmi)
Kjo është kur tiroidja prodhon më shumë hormone se normalja.
Çfarë ndodh me stomakun?
Tretje e shpejtë, lëvizje të shpejta të zorrëve
Diarre ose jashtëqitje të shpeshta
Humbje në peshë edhe kur ha më shumë
Lidhja hormonale dhe autoimune
Shumë persona me probleme të tiroides (si Hashimoto) kanë edhe çrregullime të tretjes për shkak të inflamacionit sistemik ose ndërlidhjes me sëmundje të tjera autoimune, si Celiakia apo Syndroma e zorrës së irrituar (IBS).
Çfarë mund të bësh nëse dyshon se tiroidja po ndikon në stomak?
• Bëj analizat: TSH, T3, T4, anti TPO, anti-TG
• Diskuto me mjekun për testimin e aciditetit të stomakut (test me Betaine HCl)
• Puno me një mjek endokrinolog dhe/ose dietolog
• Mbaj një diete të balancuar që ndihmon tretjen dhe nuk ngarkon trupin
Nëse ke simptoma të stomakut që nuk përmirësohen me trajtime klasike kontrollo tiroiden. Shpesh, ajo është “rrënja e padukshme” e shumë shqetësimeve fizike.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.