Një përbërës që gjendet në kanabis mund të mbrojë kundër një prej patogjenëve kërpudhorë më të rrezikshëm në botë.
Një përbërës që gjendet në kanabis mund të mbrojë kundër një prej patogjenëve kërpudhorë më të rrezikshëm në botë. Bëhet fjalë për Cryptococcus neoformans, një kërpudhë që shkakton meningjit të rrezikshëm për jetën.
Në testimet laboratorike, studiuesit zbuluan se dy komponime të kanabisit kanabidioli (CBD) dhe kanabidivari (CBDV) e vranë kërpudhën më efektivisht se ilaçet e zakonshme antifungale. Përbërësit funksionuan gjithashtu ndaj kërpudhave që shkaktojnë infeksione të lëkurës si atleti’s foot dhe infeksione të zonave intime.
Testet u bënë tek larvat e një insekti që ka sistem imunitar të ngjashëm me tonin. Larvat e trajtuara me CBD mbijetuan më shumë se ato të trajtuara me ilaç antifungal klasik, dhe pothuajse sa larvat e pa infektuara fare. Sipas studiuesve, kanabinoidet dëmtojnë membranat qelizore të kërpudhave dhe u ndërpresin prodhimin e energjisë.
Ky studim tregon se CBD mund të bëhet trajtim i fuqishëm për infeksionet e lëkurës dhe më shumë, nëse studime të tjera do të konfirmojnë sigurinë e tij tek njerëzit. CBD njihet gjithashtu për efektet e tij anti-inflamatore, kundër ankthit dhe për mbrojtjen e trurit, si dhe përdoret për disa forma të rralla epilepsie.
E veçanta e CBD është se, ndryshe nga THC, nuk shkakton efektin “high”, çka e bën të përshtatshëm për përdorim të përditshëm ose afatgjatë mjekësor.
Fitstation, gjithmonë me lajmet më të reja për shëndetin dhe shkencën që ndryshojnë jetën.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.