Ekspertja: Një çifti me të ardhura mbi mesataren në Shqipëri i duhen 20 vjet për të blerë një apartament

Një çift në Tiranë, edhe pse me të ardhura mbi mesataren, do t’u duhet të kursejnë për rreth 20 vite në mënyrë që të blejnë një apartament.

Një çift në Tiranë, edhe pse me të ardhura mbi mesataren, do t’u duhet të kursejnë për rreth 20 vite në mënyrë që të blejnë një apartament.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, shpjegon për FitStation se nëse njëri prej partnerëve fiton 70 mijë lekë të reja dhe tjetri 100 mijë lekë të reja në muaj, pra një total prej 170 mijë lekësh, blerja e një apartamenti është e vështirë pa një kredi afatgjatë.

“Çmimet e apartamenteve në Tiranë variojnë mesatarisht nga 1200 deri në 2000 euro për metër katror, ndërsa një apartament mesatar prej 80 metrash kushton nga 96 mijë euro deri në 160 mijë euro, në varësi të zonës. Duke llogaritur të ardhurat, shpenzimet bazë dhe kursimet reale, një çift i tillë duhet të kursejë përtej 20 viteve për ta blerë me lekët e veta pa kredi”, thekson Radonshiqi.

Ajo shton se rritja e vazhdueshme e çmimeve të apartamenteve në raport me pagat ka shkaktuar vështirësi të mëdha për të rinjtë dhe çiftet që duan të sigurojnë një shtëpi pa borxhe afatgjata.

Fitstation, gjithmonë pranë jush me lajme, analiza dhe këshilla profesionale për ekonominë dhe jetën tuaj të përditshme.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *