Një studim i fundit i publikuar nga Universiteti i Harvardit ka nxjerrë në pah një të vërtetë të thjeshtë, por shpesh të nënvlerësuar: mosha e tretë nuk ka nevojë për më shumë ilaçe por për më shumë lëvizje dhe lidhje njerëzore.

Ja çfarë zbulohet:
• Personat mbi 65 vjeç që ecin çdo ditë të paktën 30 minuta, kanë rrezik shumë më të ulët për probleme kardiovaskulare dhe depresion.
• Ata që ruajnë kontakte të rregullta me familjen, miqtë apo komunitetin, kanë më pak mundësi të zhvillojnë demencë ose depresion.
Shëndeti nuk ka moshë
Mosha e tretë shpesh përballet me sfida fizike dhe emocionale, por nuk është fundi i energjisë. Përkundrazi sipas mjekëve geriatër, është koha më e mirë për të investuar në mirëqenie mendore dhe shoqërore.
Çfarë rekomandojnë ekspertët?
• Ecje të përditshme, edhe në distanca të shkurtra, janë më të rëndësishme se çdo suplement i shtrenjtë.
• Ushtrime të lehta për fleksibilitet dhe balancë, si joga për të moshuar apo ushtrime me karrige.
• Aktivitete sociale si leximi në grup, lojëra, gatim ose projekte artizanale forcojnë kujtesën dhe zvogëlojnë ndjenjën e vetmisë.
FitStation kujton: Një trup në lëvizje dhe një zemër e rrethuar nga dashuria janë baza të vërteta të shëndetit në çdo moshë. Kujdesi për veten nuk ndalet pas pensionit përkundrazi, fillon me më shumë vetëdije.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.