Çfarë ndodh në trupin tënd nëse ndalon së ngrëni bukë për një muaj?

Braktisja e bukës për 30 ditë është një nga ndryshimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur duan të ndihen më lehtë, më të shëndetshëm dhe të humbasin peshë. Por çfarë ndodh realisht me trupin?

Braktisja e bukës për 30 ditë është një nga ndryshimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur duan të ndihen më lehtë, më të shëndetshëm dhe të humbasin peshë. Por çfarë ndodh realisht me trupin?

  1. Rënie e lehtë në peshë

Kur ndalon bukën veçanërisht bukën e bardhë trupi fillon të humbasë lëngjet e tepërta që mbahen nga karbohidratet. Kjo mund të sjellë një ulje natyrale të peshës, pa dietë ekstreme.

  1. Më pak fryrje dhe më shumë lehtësi

Shumë njerëz raportojnë ndjesi më të lehtë në bark dhe më pak fryrje, sidomos nëse kanë ndjeshmëri ndaj glutenit ose miellit të përpunuar.

  1. Stabilizim i energjisë dhe më pak uri të papritur

Pa bukë të bardhë, niveli i sheqerit në gjak bëhet më i qëndrueshëm, gjë që do të thotë më pak luhatje humori, më pak uri e papritur dhe më shumë fokus gjatë ditës.

  1. Lëkurë më e pastër dhe tretje më e qetë

Për disa persona, eliminimi i karbohidrateve të rafinuara mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e lëkurës dhe të sistemit tretës sidomos kur buka zëvendësohet me ushqime natyrale.

  1. Mund të mësohesh me shije të reja

Kur ndalon bukën, je i/e detyruar të eksplorosh alternativa: perime, drithëra integrale, proteina të pastra. Kjo të ndihmon të ndryshosh marrëdhënien me ushqimin dhe të rizbulosh shijet natyrale.

Çfarë duhet të kemi parasysh?
• Mos zëvendëso bukën me ushqime të përpunuara si biskota apo snacks përndryshe nuk do përfitosh asgjë.
• Rrit konsumin e fibrave nga perimet, farat dhe drithërat e plota që të shmangësh kapsllëkun.
• Mos e përjashto bukën përherë, veçanërisht nëse ndjek një dietë shumë të ulët në karbohidrate pa mbikëqyrje profesionale kjo mund të ndikojë në energjinë, hormonet dhe mirëqenien mendore.
• Zgjidh alternativa të shëndetshme: bukë me thekër, miell integral, fara apo e fermentuar me maja natyrale.

FitStation ju kujton: Lënia e bukës për një muaj mund të jetë një eksperiment pozitiv për trupin, por si çdo ndryshim ushqimor, kërkon kujdes dhe balancë. Gjithmonë dëgjoni trupin tuaj.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *