Reklamohen si “magjike”, por ja e vërteta: Çfarë fshihen pas shot-eve të famshëm të detoksit

Në rrjete sociale qarkullojnë me miliona klikime. Shpesh i shohim të servirura si “zgjidhja e shpejtë” për trupin e lodhur, barkun e fryrë apo për rritjen e imunitetit. Por a janë vërtet shotet e detoksit aq të fuqishëm sa duken?

Në rrjete sociale qarkullojnë me miliona klikime. Shpesh i shohim të servirura si “zgjidhja e shpejtë” për trupin e lodhur, barkun e fryrë apo për rritjen e imunitetit. Por a janë vërtet shotet e detoksit aq të fuqishëm sa duken?

Çfarë janë shotet e detoksit?

Një dozë e vogël, zakonisht 30–60 ml, me përbërës si xhenxhefil, limon, shafran indie, uthull molle apo aloe vera. Pretendimi? Të pastrojnë organizmin nga toksinat, të përmirësojnë tretjen dhe të rrisin energjinë.

A funksionojnë për të gjithë?

Jo. Dhe pikërisht këtu fillon problemi.
Ndonëse disa përfitime janë reale për trupin falë vitaminave dhe antioksidantëve nuk do të thotë se janë të përshtatshme për të gjithë.

Kujdes në këto raste:
• Gastrit dhe refluks: Shotet me limon, uthull apo xhenxhefil mund të përkeqësojnë ndjeshëm inflamacionin e stomakut.
• Hashimoto dhe probleme me tiroiden: Disa përbërës, si kale apo lakra në përzierje “green”, mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve tiroide.
• Diabetikët: Disa receta kanë mjaltë, mollë ose fruta të ëmbla që rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
• Trajtimet me ilaçe: Xhenxhefili dhe shafrani mund të ndikojnë në efektin e medikamenteve, veçanërisht atyre për tensionin apo hollimin e gjakut.

Pra, çfarë duhet të dimë?

Shotet e detoksit nuk janë shkop magjik. Mund të jenë të dobishme si pjesë e një regjimi të shëndetshëm, por nuk duhet konsumuar verbërisht. Personalizimi është çelësi: ajo që është “detoks” për dikë, mund të jetë irritim për dikë tjetër.

FitStation ju kujton: Para se të gllënkoni një shishe me “shëndet”, sigurohuni që nuk po pini thjesht një irritues me shije të fortë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *