Si të humbni 2 kg në një javë: Plani i balancuar që funksionon

Humbja e peshës së tepërt në një kohë të shkurtër është një sfidë, por jo e pamundur. Nëse trupi juaj është i fryrë nga mbajtja e ujit, sheqeri i tepërt apo dieta jo e rregullt, një javë mjafton për të parë rezultatet e para.

Humbja e peshës së tepërt në një kohë të shkurtër është një sfidë, por jo e pamundur. Nëse trupi juaj është i fryrë nga mbajtja e ujit, sheqeri i tepërt apo dieta jo e rregullt, një javë mjafton për të parë rezultatet e para. Ja si të veproni për të humbur deri në 2 kilogramë në mënyrë të sigurt dhe natyrale.

  1. Kufizoni kaloritë pa rrezikuar shëndetin

Për të humbur peshë, duhet të krijoni një deficit kalorik ditor. Kjo arrihet duke konsumuar mesatarisht 1200–1400 kalori në ditë (për gratë) dhe 1500–1700 kalori (për burrat), në varësi të metabolizmit dhe aktivitetit fizik.

Çfarë të shmangni:
• Sheqernat e rafinuara dhe pijet e gazuara
• Produktet e përpunuara dhe me shumë kripë
• Bukën e bardhë, pastat dhe patatet e skuqura

Çfarë të përfshini:
• Perime të freskëta, sidomos me gjethe jeshile
• Burime të pastra proteinash si pula, peshku, vezët
• Drithëra integrale në sasi të kontrolluar
• Ujë me limon, çajra pa sheqer dhe probiotikë natyralë si kosi

  1. Lëvizni çdo ditë: Aktiviteti është çelësi

Trupi djeg më shumë kalori kur është në lëvizje. Kombinoni kardion me ushtrime për forcim të muskujve.

Rekomandohet:
• Ecje e shpejtë ose vrap i lehtë për 30–45 minuta në ditë
• Ushtrime barku, krahësh dhe këmbësh për 10–15 minuta
• Aktivitet i moderuar si joga ose stretching për uljen e stresit

  1. Fikni dritat: Gjumi ndihmon në rënien nga pesha

Gjumi i pamjaftueshëm rrit nivelet e hormonit të urisë dhe e bën më të vështirë humbjen e peshës.
• Synoni 7–8 orë gjumë në natë
• Evitoni përdorimin e telefonit para gjumit
• Përdorni teknikë frymëmarrjeje për të ulur ankthin

  1. Humbni fryrjen, jo vetëm kilogramët

Shumë persona humbasin deri në 1–1.5 kg vetëm nga çlirimi i ujit të tepërt në trup. Reduktimi i kripës dhe sheqerit, rritja e fibrave dhe hidratimi janë thelbësore për të arritur këtë rezultat.

Fundjava nuk është justifikim

Për të arritur rezultatin e dëshiruar, rëndësi ka që të mos e prishni regjimin në fundjavë. Qëndroni të përkushtuar për 7 ditë dhe rezultatet do të flasin vetë.

FitStation ju kujton: Humbja e peshës është një udhëtim që duhet të fillojë me vetëdije, jo me nxitim. Synoni një transformim të qëndrueshëm dhe mos e shihni trupin si armik, por si partner.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *