Pse jeni intolerant ndaj glutenit? Ja faktorët që qëndrojnë pas këtij çrregullimi

Intoleranca ndaj glutenit është një gjendje që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, por jo gjithmonë kuptohet siç duhet. Nëse ndiheni të fryrë, keni dhimbje barku, lodhje, dhimbje koke apo probleme me lëkurën pas konsumimit të bukës apo produkteve me miell gruri, është e mundur të jeni intolerant ndaj glutenit.

Intoleranca ndaj glutenit është një gjendje që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, por jo gjithmonë kuptohet siç duhet. Nëse ndiheni të fryrë, keni dhimbje barku, lodhje, dhimbje koke apo probleme me lëkurën pas konsumimit të bukës apo produkteve me miell gruri, është e mundur të jeni intolerant ndaj glutenit.

Por pse ndodh kjo?

Çfarë është gluteni?

Gluteni është një proteinë që gjendet natyrshëm në grurë, elb, thekër dhe në shumë produkte të përpunuara. Tek disa individë, gluteni shkakton reagime të pakëndshme, që mund të jenë nga të lehta në shumë të rënda.

3 lloje reagimesh ndaj glutenit:
1. Sëmundja celiake (çeljakia)
Një sëmundje autoimune ku sistemi imunitar sulmon zorrën e hollë kur përpunohet gluteni. Dëmtimi i zorrës çon në keqthithje të lëndëve ushqyese dhe probleme serioze me tretjen.
2. Intoleranca ndaj glutenit (pa çeljakí)
Simptomat janë të ngjashme me çeljakínë (fryrje, lodhje, dhimbje koke, konfuzion mendor), por nuk përfshijnë dëmtime në zorrë. Është ende e debatueshme nëse është reaksion imunitar apo inflamator.
3. Alergjia ndaj grurit
Një reagim alergjik akut ndaj proteinave të grurit, përfshirë glutenin. Mund të jetë më i rrezikshëm dhe shkakton reagime të menjëhershme.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në intolerancën ndaj glutenit?
• Gjenetika – Nëse ka histori familjare me sëmundje autoimune, rritet rreziku për çeljakí ose intolerancë.
• Mikrobiota e zorrëve – Një florë e dëmtuar e zorrëve mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj glutenit.
• Stresi kronik dhe infeksionet – Faktorë që dobësojnë zorrën dhe rrisin inflamacionin, duke e bërë trupin më të ndjeshëm.
• Konsumi i tepruar i glutenit të përpunuar – Gluteni modern, sidomos në miell të bardhë, ka më shumë elasticitet dhe është më i vështirë për t’u tretur.
• Sëmundje autoimune të tjera – Si Hashimoto, lupus apo psoriaza shpesh lidhen me ndjeshmëri ndaj glutenit.

Si e kuptoni nëse jeni intolerant?
• Vëzhgoni reagimin e trupit tuaj pas vakteve që përmbajnë bukë, makaronë, pica, ëmbëlsira apo produkte të përpunuara.
• Konsultohuni me mjekun për testime: analizë gjaku për antitrupa, biopsi intestinale (nëse dyshohet për çeljakí), apo dieta eliminuese për disa javë.

Nga Fitstation
Mos e injoroni sinjalin e trupit tuaj. Intoleranca ndaj glutenit nuk është modë është një realitet që kërkon kujdes dhe vëmendje për një tretje të shëndetshme dhe jetë me energji.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *