Pse duhet ta nisni ditën me hirrë qumështi, sekreti i mëlçisë dhe shëndetit të fortë

E lehtë, e pasur me proteina të tretshme dhe minerale, kjo pije jo vetëm që forcon trupin, por edhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë organi më i ngarkuar nga toksinat e përditshme.

Përbërësit:
• 1 litër qumësht i freskët (më mirë i papërpunuar ose bio)
• 2 lugë gjelle kos OSE lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja:
1. Ngrohni qumështin ngadalë në temperaturë mesatare, pa e lënë të vlojë fort.
2. Kur të bëhet i ngrohtë, shtoni kosin ose lëngun e limonit dhe përziejeni lehtë.
3. Pas pak minutash, do të vini re që qumështi fillon të ndahet: pjesa e fortë (masa e djathit) dhe pjesa e lëngshme (hirra).
4. Kullojeni përmes një napë ose site të hollë.
5. Mblidhni hirrën në një enë të pastër qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Këshillë
• Pini 1 gotë hirrë në mëngjes, esëll, për efektin më të mirë pastrues të mëlçisë dhe tretjes.
• Mund të shtoni disa gjethe mente ose pak xhenxhefil për shije më të freskët.
Hirra e qumështit, e njohur prej shekujsh si “ilaçi i bardhë i natyrës”, po rikthehet fuqishëm si një nga pijet më të shëndetshme për t’u konsumuar në mëngjes. E lehtë, e pasur me proteina të tretshme dhe minerale, kjo pije jo vetëm që forcon trupin, por edhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë organi më i ngarkuar nga toksinat e përditshme.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *