Arra të fermentuara,superushqimi i ri që po bën bujë në botën e shëndetit

Arra të fermentuara nuk janë vetëm ushqim janë një “bio ilaç” modern që bashkon fuqinë e natyrës me shkencën.

Arra të fermentuara po kthehen në një nga trendet më të reja ushqimore që shkenca e nutricionit po e quan “ilaç natyral për trupin dhe trurin”. Fermentimi i arrave proces ku probiotikët dhe enzimat “punojnë” mbi to i kthen këto fruta të thata në një burim të pasur me baktere të mira për zorrët, duke i bërë më të lehta për t’u tretur dhe shumë më të pasura me vlera ushqyese.

Pse janë speciale?
• Tretje më e lehtë. Fermentimi redukton antinutrientët dhe i bën vitaminat e mineralet më të disponueshme për trupin.
• Probiotikë natyralë. Ndihmojnë në shëndetin e zorrëve, duke përmirësuar ekuilibrin e mikrobiomës.
• Antiinflamatorë të fuqishëm Kombinojnë fuqinë e acideve yndyrore të arrave me efektet qetësuese të fermentimit.
• Booster për trurin Acidet yndyrore omega-3 bashkë me probiotikët ndikojnë në përqendrim dhe humor.

Si konsumohen?

Mund të hahen si snack i shëndetshëm, të shtohen në sallata, smoothie ose të përdoren në përgatitjen e ëmbëlsirave funksionale. Nutricionistët theksojnë se edhe një grusht i vogël në ditë mund të ketë efekt pozitiv në energji, imunitet dhe shëndetin e zemrës.

Arra të fermentuara nuk janë vetëm ushqim janë një “bio ilaç” modern që bashkon fuqinë e natyrës me shkencën.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *