Helmi i bletës (apitoksina) po rikthehet në qendër të vëmendjes. Studime të reja dhe rishikime shkencore tregojnë se përbërësit e tij sidomos melitina kanë veti të forta anti inflamatore dhe po testohen për disa gjendje shëndetësore.

1) Anti inflamator i fuqishëm (bazë molekulare)
Melitina frenon rrugë kyçe të inflamacionit si NF-κB dhe p38 MAPK, duke ulur citokinat pro-inflamatore në modele laboratorike dhe shtazore. Kjo shpjegon pse helmi i bletës po studiohet për dhimbje dhe sëmundje inflamatore.  
2) Dhimbjet e kyçeve dhe artriti
Rishikime klinike sugjerojnë se bee-venom therapy (injeksione/akupunkturë me helm) mund të lehtësojë dhimbjen dhe ngurtësinë te sëmundjet muskuloskletore, përfshirë artritin reumatoid por duhen prova më të mëdha, të kontrolluara mirë.
3) Lëkura: akne dhe dermatit
Në një provë klinike 6-javore, serum me helm blete uli dukshëm lezione të akneve pa efekte të rënda anësore; ndërkohë, preparate kozmetike me helm janë testuar edhe për dermatitin atopik.  
4) Kanceri i gjirit (hulumtim paraklinik)
Në laborator, helmi i bletës dhe melitina shkatërruan selektivisht qeliza të kancerit të gjirit (veçanërisht TNBC dhe HER2+) duke bllokuar sinjalizimin e receptorëve të rritjes; rezultatet janë premtuese, por jo provë klinike te njerëzit.  
5) Plagë të vështira për t’u shëruar (eksperimentale)
Aplikimi fizik me fonoforezë të helm-it u testua si shtesë te ulkusat venoze/diabetike me tregues të përmirësimit, por me mostra të vogla; kërkohen studime më të mëdha.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.