Nëse shalqini ka nitrat/ Vendos një copë në ujë: nëse uji ngjyroset nuk është bio

Shalqini është një nga frutat më të dashura të verës, por fatkeqësisht edhe një nga më të manipuluarit me hormone, pesticide dhe ngjyrosje artificiale.

Shalqini është një nga frutat më të dashura të verës, por fatkeqësisht edhe një nga më të manipuluarit me hormone, pesticide dhe ngjyrosje artificiale. Shumë konsumatorë nuk e dinë se si ta dallojnë një shalqi të mirë dhe natyral nga ai i rritur me përshpejtues artificialë.

Ja provat më të thjeshta dhe të sigurta për të kuptuar nëse një shalqi nuk është bio:

  1. Ngjyra tepër e ndezur dhe e kuqe si boje

Nëse brendësia e shalqirit është shumë e kuqe, uniforme, pa kontraste dhe duket si “e lyer”, ka mundësi që është trajtuar me ngjyrosës kimikë. Shalqiri bio ka zakonisht damarë të bardhë dhe një ngjyrë pak më të zbehtë natyrale.

  1. Fijet e bardha të brendshme mungojnë

Një shalqi natyral ka zakonisht disa damarë ose fibra të bardha natyrale. Kur ato mungojnë totalisht dhe struktura është perfekte, shpesh është rezultat i manipulimit gjenetik ose rritjes me hormone.

  1. ⁠3. Prova e ujit

Vendos një copë të vogël shalqiri në një gotë ujë. Nëse uji ngjyroset me të kuqe, shalqiri është trajtuar me ngjyra artificiale. Shalqiri bio nuk ngjyros ujin.

  1. Aroma dhe shija

Shalqiri bio ka aromë të butë natyrale dhe shije të ëmbël, por jo “të sheqerosur në mënyrë të çuditshme”. Nëse shija është shumë intensive, por pa aromë mund të jetë modifikuar.

  1. Madhësia dhe forma tepër perfekte

Shalqinjtë e rritur në mënyrë natyrale kanë forma të ndryshme, me ndonjë defekt ose shenjë në lëkurë. Nëse janë të gjithë perfekt, të mëdhenj dhe të rrumbullakët identikë, është një tregues që janë rritur me përforcues.

  1. Pikat e bardha në lëkurë

Shalqinjtë bio kanë zakonisht disa njolla ose pika të verdha ose të bardha, që tregojnë ku kanë prekur tokën gjatë rritjes. Një shalqi “pa të meta”, është shpesh i rritur nën kontroll artificial.

Nga FitStation:
Mos u mashtroni nga pamja jo çdo shalqi i bukur është i shëndetshëm. Zgjidhni me kujdes, sepse frutat që konsumoni ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tuaj. Për më shumë guida praktike ushqimore, qëndroni me ne.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *