Pilatesi, sporti që “tremb” djemtë me ego! Instruktorja: Ja të vërtetat e këtij aktiviteti që transformon trupin dhe mendjen

A është Pilates-i vetëm “stretching i luksit” për gra të pasura që s’duan të djersiten?

A është Pilates-i vetëm “stretching i luksit” për gra të pasura që s’duan të djersiten?
Pilatesi në fakt është i përshtatshëm për çdo person, në çfarëdo statusi fizik qoftë (pra nga njerëzit që nuk kanë shkelur kurrë në palestër, apo edhe me probleme me shëndetin fizik persona me skoliozë, kifozë etj.) deri te sportistët profesionistë dhe për çdo moshë, nga fëmijët deri te të moshuarit.
Pilatesi mund të përshtatet për këdo, duke iu sjellë atyre një shëndet më të mirë.

Në fakt, qëllimi i pilatesit nuk është djersitja, por forcimi i qendrës sonë, çka sjell dhe përmirësimin e qëndrimit tonë korrekt, i cili gjatë jetës fillon të pësojë deformime për shkak të zhvillimit të qëndrimeve të gabuara.

Mendoj që dikur është dukur disiplinë luksi, por jo prej mungesës së djersitjes, por prej mirëqenies që ai sjell në jetën e atyre që e ushtrojnë.

Ajo çfarë do të këshilloja është që çdo njeri, në mënyrën e vet, të përpiqet të bëjë një jetë sa më të shëndetshme, me aktivitete fizike, ushqyerje të shëndetshme dhe pushim cilësor.

Nëse bën Pilates 3 herë në javë, a mund të krijosh trup “atletik” pa shkelur kurrë në palestër?
Pilatesi dhe Atletika!
Hmmm…
Të dyja janë mënyra shumë të ndryshme të stërvitjes fizike, mund të plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë të fuqishme, por jo ta zëvendësojnë njëra-tjetrën.
Qëllimi kryesor i pilatesit është:
Forcim i thellë i muskujve, veçanërisht i core-it, fitimi i qëndrueshmërisë dhe fleksibilitet.
Ndërsa i atletikës është: Performancë, shpejtësi, fuqi dhe rezistencë fizike.

Lloji i aktivitetit
Pilatesi kryen:
Ushtrime të ngadalta, të kontrolluara dhe të ndërgjegjshme.
Atletika kryen:
Aktivitet aerobik dhe anaerobik, shpesh me intensitet të lartë.

Pse shumë që bëjnë Pilates nuk humbin peshë, por ndihen më “të shtrënguara” në rroba?
Në pilates më ka ndodhur shpesh ky fenomen studentë pilatesi që nuk humbin shumë peshë, por kanë zhvilluar ngushtim në perimetrin e përmasave të tyre trupore (një bel më të ngushtë etj.).

Kjo ndodh pasi pilatesi, edhe pse targeton qendrën tonë, është një disiplinë “total body” e stërvitjes së të gjithë trupit, pasi çdo ushtrim ka të përfshirë në ekzekutimin e tij të gjithë trupin. Gjithashtu, ndryshe nga stërvitja me pesha, e cila mund të sjellë rritje të madhe në volum të muskujve (sidomos muskujve të mëdhenj), pilatesi i zhvillon muskujt gjithashtu, por pa i rritur shumë në volum.
Çka vlen për t’u theksuar është fakti se pilatesi, krahasuar me stërvitjen me pesha, ndihmon në forcimin e muskujve të vegjël, duke sjellë kyçe më të shëndetshme dhe duke parandaluar kësisoj sëmundje të ndryshme (të kockave, por jo vetëm), apo duke përmirësuar ato ekzistuese. Ka plot raste me probleme shëndetësore, të cilët me rekomandim nga mjeku i tyre vijnë për rehabilitim me anë të pilatesit.
Personave që kanë dhimbje do t’ju sugjeroja një ndjekje të plotë me mjekun, vizita dhe kontrolle të mirëfillta.
Dhe të mos shkojnë me iniciativën e tyre në disiplina sportive, qoftë ky edhe pilatesi.
Pasi, sidomos në të tilla raste, edhe pilatesi i përdorur pa udhëzimet e duhura nga mjeku për problematikën që mund të ketë personi, mund të mos sjellë rezultatet e shumëpritura dhe në rastin më të keq mund edhe të përkeqësojë gjendjen në këto raste delikate.

Pse meshkujt (sidomos ata me ego në palestër) e kanë frikë Pilates-in?

Personalisht mendoj se në shoqërinë tonë femrat janë më të lirshme dhe më kurioze për të provuar dhe për të perqafuar diçka të re, por jo vetëm kaq.
Mendoj se stepja e meshkujve për pilatesin vjen nga fakti që në përgjithësi meshkujt janë më pak elastikë dhe fleksibël sesa femrat dhe sidomos ata që bëjnë palestër dhe kanë zhvilluar masë të madhe muskulare. Por kjo gjë nuk duhet të jetë aspak problem për ta, pasi pilatesi, duke qënë një disiplinë e kontrollit të lartë natyrshëm nuk të sikletos dhe të shtyn shumë përtej limiteve të tua, çdo avancim është gradual, prandaj inkurajoj meshkujt të mos ngurojnë dhe ta provojnë. Në studion time “Oaz pilates” shumë shpejt do formoj klasë vetëm për meshkujt dhe të shpresojmë që sikleti do ikë shumë shpejt me përfitimet që do ndjejnë nga ushtrimi i disiplinës.

Unë dhe Pilatesi
Epo, le të themi se nuk ka qenë “dashuri me shikim të parë”, por që i dhamë kohë njëri-tjetrit, duke krijuar me përkushtim dhe shumë disiplinë një marrëdhënie me themele të thella dhe të forta, të cilës çdo ditë i shtohen gurë të rinj dhe elementë plotësues pafund.
Procesi i të mësuarit nuk ka fund kurrë, por pasioni dhe dëshira më bëjnë të shijoj çdo sekondë të rrugëtimit bashkë.

Sot, e them me humor se “pilatesi” është prerë fiks për mua! Pasi e ndjej disiplinën thellë si përshkrim të karakterit tim, që nuk lë asnjë detaj pa vënë re — por mbi të gjitha, pa e korrigjuar.

Se unë nuk mbaroj kurrë,
Pasioni për pilatesin nuk më lë të flas shkurt.

Faleminderit shumë për intervistën e këndshme që zhvilluam bashkë!
Ju uroj shumë suksese në nismën tuaj më të re!
Faleminderit shumë edhe lexuesve për kohën e tyre — ju pres me shumë dashuri në studio.
Ose mund të më kontaktoni për çdo pyetje edhe në Instagram: @oaz_pilates

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *