A është Pilates-i vetëm “stretching i luksit” për gra të pasura që s’duan të djersiten?

Ky është një nga paragjykimet më të përhapura për këtë disiplinë, që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në të gjithë botën dhe jo pa arsye.

Ky është një nga paragjykimet më të përhapura për këtë disiplinë, që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në të gjithë botën dhe jo pa arsye. Në fakt, pilatesi është shumë më tepër se kaq: është një formë inteligjente, e balancuar dhe gjithëpërfshirëse e aktivitetit fizik që i përshtatet çdo moshe, çdo trupi dhe çdo niveli të përgatitjes fizike.

Jo vetëm për gra, jo vetëm për të pasurit

Historikisht, pilatesi është lidhur me ambiente luksoze dhe klasat sociale të larta. Por sot, ai praktikohet nga një spektër i gjerë njerëzish që nga ata që nuk kanë shkelur kurrë në palestër, persona me probleme të shtyllës kurrizore (si skolioza, kifoza), e deri tek sportistët profesionistë që kërkojnë një mënyrë të zgjuar për të forcuar trupin dhe për të parandaluar dëmtimet.

Pilatesi nuk synon djersitjen intensive, por forcimin e muskujve të thellë, sidomos atyre të qendrës së trupit (“core”), përmirësimin e qëndrimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit trupor. Pikërisht për këtë arsye, ndryshe nga format e tjera të stërvitjes, ai është më i qetë në ritëm, por jashtëzakonisht efektiv.

Një trup më i fortë, një siluetë më elegante

Shumë prej atyre që ndjekin rregullisht seancat e pilatesit raportojnë jo vetëm ndjesi mirëqenieje, por edhe ndryshime të dukshme në trup. Edhe pse pesha në peshore mund të mos ndryshojë ndjeshëm, perimetri i belit, i kofshëve apo i barkut shpesh ngushtohet. Kjo sepse pilatesi forcon muskujt pa i rritur shumë në volum, duke krijuar një siluetë më të tonifikuar dhe më elegante.

Miti i meshkujve që e shmangin Pilates-in

Një tjetër paragjykim i përhapur është se pilatesi është vetëm për femra. E vërteta është se kjo metodë ka lindur nga Joseph Pilates, një mashkull me prirje të forta për atletikë dhe rehabilitim fizik. Shumë sportistë profesionistë përfshirë futbollistë, basketbollistë dhe atletë olimpikë e përdorin pilatesin si pjesë të pandashme të programit të tyre stërvitor.

Një marrëdhënie e gjatë, jo një zgjidhje e përkohshme

Pilatesi është një proces. Nuk është një teknikë që të jep rezultate brenda natës, por një rrugëtim i thellë që kërkon përkushtim, durim dhe dashuri për trupin. Disiplina që ndërtohet nëpërmjet tij është e ngjashme me vetë metodologjinë e ushtrimeve: e qetë, e përqendruar dhe plotësisht e vetëdijshme.

Mesazh nga FitStation

FitStation ju sjell gjithmonë lajmet më të fundit dhe më të besueshme nga fusha e shëndetit, lëvizjes dhe stilit të jetesës. Qëndro me ne për përmbajtje që të frymëzon të kujdesesh për trupin dhe mendjen tënde.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *