Muskuli i “misterioz” i grave, çfarë është zona pelvike dhe si ta forcosh

E padukshme për syrin, por jetike për çdo grua. Zona pelvike është baza e trupit tonë dhe ka më shumë ndikim në jetën e përditshme sesa mendojmë. Nga rikuperimi pas lindjes te marrëdhëniet intime, kontrolli i fshikëzës dhe mirëqenia posturale gjithçka fillon nga aty.

E padukshme për syrin, por jetike për çdo grua. Zona pelvike është baza e trupit tonë dhe ka më shumë ndikim në jetën e përditshme sesa mendojmë. Nga rikuperimi pas lindjes te marrëdhëniet intime, kontrolli i fshikëzës dhe mirëqenia posturale gjithçka fillon nga aty.

Çfarë është zona pelvike?

Zona pelvike përbëhet nga një grup muskujsh që shtrihen si një “hamak” në pjesën e poshtme të barkut, duke mbështetur organet si fshikëza e urinës, mitra dhe zorra e trashë.

Te gratë, kjo zonë është veçanërisht e ndjeshme pas shtatzënisë dhe lindjes, kur muskujt dobësohen dhe kërkojnë kohë për t’u rikuperuar. Nëse lihet pas dore, mund të çojë në rrjedhje urinare, dhimbje mesi, ulje të dëshirës seksuale dhe madje ndjesi rëndese në zonën intime.

Ushtrime të thjeshta për ta forcuar

Ushtrimi Kegel
• Kontraktoni muskujt që përdorni për të ndalur urinimin.
• Mbajeni për 5 sekonda, më pas relaksohuni.
• Përsëriteni 10–15 herë, disa herë në ditë.
Mund ta bëni kudo – edhe ulur në zyrë apo në makinë.

Ura (Bridge)
• Shtrihuni me shpinë, përkulni gjunjët.
• Ngriheni legenin lart duke kontraktuar muskujt pelvikë.
• Qëndroni për 5–10 sekonda, më pas zbrisni ngadalë.
Përsëriteni 10–12 herë, çdo ditë.

Dead Bug (buburreci i kthyer)
• Shtrihuni me shpinë, ngrini këmbët dhe krahët lart.
• Zgjatni një këmbë drejt dyshemesë ndërsa krahu i kundërt shkon pas kokës.
• Kthehuni në pozicionin fillestar dhe ndërroni anën.
Forcon muskujt e thellë të barkut dhe i mbështet pelvikun.

Trupi yt nuk ka nevojë të jetë “si më parë” ka nevojë të jetë i fuqishëm për jetën që po jeton tani.

Ky artikull u publikua nga Fitstation Media aty ku nis fuqizimi yt i vërtetë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *