A të ka ndodhur ndonjëherë të zgjohesh natën dhe të ndjesh krahun të mpirë, sikur nuk është më i yti?
A të ka ndodhur ndonjëherë të zgjohesh natën dhe të ndjesh krahun të mpirë, sikur nuk është më i yti?
A të ka ndodhur ndonjëherë të zgjohesh natën dhe të ndjesh krahun të mpirë, sikur nuk është më i yti? Shumë njerëz e përjetojnë këtë dhe shpesh e neglizhojnë, duke menduar se është thjesht nga gjumi i rëndë. Por në të vërtetë, pas kësaj ndjesie mund të fshihet më shumë sesa një pozicion i parehatshëm.Shpesh, mpirja ndodh kur flemë mbi krah, duke shtypur nervat ose duke bllokuar qarkullimin e gjakut. Kur ndryshojmë pozicionin, zakonisht kalon. Por ka raste kur mpirja përsëritet shpesh, zgjat më shumë se disa minuta dhe fillon të shoqërohet me dhimbje qafe, shpatulle apo edhe me dobësi në dorë. Atëherë duhet të mendojmë se nuk është më thjesht lodhje ose gjumë i keq.Mund të lidhet me probleme në shtyllën kurrizore të qafës, si disqe të dala që shtypin nervat. Ndonjëherë është shenjë e sindromës së tunelit karpal, një problem që prek shumë ata që punojnë gjatë me kompjuter. Edhe mungesa e vitaminës B12 mund të sjellë ndjesi shpimi gjilpërash e mpirje.Rrallë, por ndodh, mpirja e papritur e krahut, sidomos kur shoqërohet me dhimbje gjoksi, marramendje ose vështirësi në frymëmarrje, mund të jetë sinjal urgjent i zemrës apo i trurit. Prandaj nuk duhet injoruar.Nëse kjo ndjesi është e shpeshtë, është mirë të kërkosh këshillën e mjekut. Mund të jetë diçka e thjeshtë, si ndryshimi i jastëkut apo i pozicionit të gjumit, por gjithmonë është më e mençur të sigurohesh.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.