A duhet t’i lëmë bebet të qajnë? Ja çfarë thotë shkencat

A duhet t’i lëmë bebet të qajnë? Ja çfarë thotë shkencat

Studime të reja paralajmërojnë se praktika e njohur si “cry it out” kur foshnjat lihen të qajnë për një kohë të gjatë pa u marrë në dorë apo ngushëlluar mund të ketë pasoja serioze për zhvillimin e tyre.

Kur e qara e një bebeje injorohet për periudha të gjata, trupi i tyre çliron në nivele të larta hormonin e stresit kortizol. Ky reagim nuk është vetëm i përkohshëm: mund të ndikojë në mënyrën se si truri i fëmijës mëson të përballojë stresin gjatë gjithë jetës. Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të çojë në fenomenin e quajtur “mospërfillje e mësuar” (learned helplessness) pra, ndjenja se nevojat e tyre nuk do të plotësohen, gjë që dobëson lidhjet emocionale dhe mënyrën si lidhen me të tjerët më vonë.

Mjekët dhe psikologët theksojnë se përgjigja e menjëhershme dhe me praninë e ngrohtë ndaj qarjes së foshnjës forcon besimin, reziliencën dhe krijon një themel të shëndetshëm emocional për jetën e tyre. Kjo qasje ushqyese ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi të shëndetshme përballimi dhe t’u besojnë kujdestarëve të tyre në momente nevoje.Ekspertët kujtojnë se çdo fëmijë dhe çdo familje është unike, ndaj prindërit që ndihen të pasigurt për mënyrën e duhur të reagimit duhet të kërkojnë këshillë tek pediatri ose specialistët e shëndetit mendor.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *