Ekspozimi i përsëritur ndaj kimikateve të parfumeve mund të ndikojë negativisht në funksionin e gjëndrës tiroide, paralajmërojnë specialistët e shëndetit.
Ekspozimi i përsëritur ndaj kimikateve të parfumeve mund të ndikojë negativisht në funksionin e gjëndrës tiroide, paralajmërojnë specialistët e shëndetit.
Sipas informacioneve të shpërndara nga platforma shëndetësore “Re-Nourish”, lëkura e qafës është shumë e hollë dhe e pasur me enë gjaku, çka e bën më të lehtë përbërjen kimike të parfumeve të depërtojë në organizëm. Kjo zonë ndodhet pikërisht mbi gjëndrën tiroide, një organ i rëndësishëm që rregullon metabolizmin dhe balancën hormonale të trupit.
Ekspertët thonë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kimikateve aromatike mund të ndërhyjë me kalimin e kohës në funksionin e tiroides.
Për të shmangur këtë rrezik, rekomandohet që parfumi të mos spërkatet direkt në lëkurën e qafës. Në vend të kësaj, sugjerohet:
• aplikimi i parfumit në rroba dhe jo në lëkurë
• spërkatja në kyçe të duarve ose pas gjunjëve
• zgjedhja e produkteve pa aromë ose alternativave me vajra esencialë.
Specialistët theksojnë se zakonet e vogla të përditshme mund të ndikojnë në shëndetin hormonal, ndaj është e rëndësishme të tregohet kujdes se ku aplikohet parfumi.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.