Agresivë dhe hiperaktivë: Ja çfarë po u bëjnë ushqimet fëmijëve sot

Një numër gjithnjë në rritje studimesh po tregojnë se dieta e përditshme e fëmijëve – veçanërisht ushqimet e përpunuara, pijet me shumë sheqer dhe produktet me ngjyrues artificialë – mund të ndikojë në sjelljen, përqendrimin dhe nivelin e hiperaktivitetit.

Një numër gjithnjë në rritje studimesh po tregojnë se dieta e përditshme e fëmijëve – veçanërisht ushqimet e përpunuara, pijet me shumë sheqer dhe produktet me ngjyrues artificialë – mund të ndikojë në sjelljen, përqendrimin dhe nivelin e hiperaktivitetit.

Studiuesit kanë vërejtur se ngjyruesit artificialë dhe disa aditivë ushqimorë mund të lidhen me rritjen e hiperaktivitetit dhe problemeve të sjelljes tek fëmijët, sidomos tek ata që janë më të ndjeshëm ndaj këtyre substancave. 

Një studim i njohur i Universitetit të Southampton tregoi se përzierja e disa ngjyruesve artificialë dhe konservantëve në ushqime mund të rrisë nivelet e hiperaktivitetit tek fëmijët e vegjël. 

Ekspertët theksojnë se këto substanca nuk janë shkaku i vetëm i çrregullimeve si ADHD, por mund të përkeqësojnë simptomat si impulsiviteti, mungesa e përqendrimit dhe irritimi. 

Gjithashtu, konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të përpunuara dhe “junk food”, veçanërisht pijet e ëmbla dhe ëmbëlsirat, është lidhur në disa analiza me rritje të simptomave të ADHD tek fëmijët dhe adoleshentët. 

Për këtë arsye, shumë ekspertë të ushqimit dhe pediatër rekomandojnë që dieta e fëmijëve të përqendrohet më shumë në ushqime natyrale si fruta, perime, proteina cilësore dhe produkte të freskëta, duke reduktuar sa më shumë ushqimet me ngjyrues, konservantë dhe sheqer të shtuar.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *