Qentë kanë aftësi të dallojnë energjitë negative dhe të kuptojnë sinjalet sociale të njerëzve
Qentë kanë aftësi të dallojnë energjitë negative dhe të kuptojnë sinjalet sociale të njerëzve
Qentë kanë aftësi të dallojnë energjitë negative dhe të kuptojnë sinjalet sociale të njerëzve. Sipas ekspertëve të sjelljes, një qen nuk reagon vetëm ndaj komandave, por edhe ndaj qëndrimit, emocioneve dhe energjisë që transmeton pronari.Kur një person me sjellje impulsive, agresive apo të ftohtë rrit një qen, ai përballet çdo ditë me pasqyrimin e emocioneve të tij tek kafsha. Qentë reagojnë keq ndaj tensionit dhe agresivitetit, çka bën që pronari të detyrohet të kontrollojë sjelljen, të tregojë kujdes dhe të mësojë të krijojë një lidhje emocionale pozitive. Ekspertët thonë se kjo ndërveprim mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e komunikimit, ndjeshmërisë dhe qetësimit emocional te djemtë që shpesh janë etiketuar si “të këqinj”. Përveç kësaj, kujdesi për një qen shton përgjegjësinë dhe zvogëlon prirjen për sjellje impulsive.Në këtë mënyrë, mbajtja e një qeni nuk është vetëm një përvojë e bukur, por mund të shndërrohet në një terapi natyrale për të zbutur sjelljet e ashpra dhe për të ndihmuar në zhvillimin e ndjeshmërisë tek meshkujt.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.