Dashuria: zgjedhim me zemër apo mendje?

Pyetja nëse dashurojmë me zemër apo me mendje ka qenë gjithmonë pjesë e debatit mes shkencës dhe emocioneve. Studimet e fundit neurologjike tregojnë se përgjigjja është më komplekse se sa mendojmë.

Pyetja nëse dashurojmë me zemër apo me mendje ka qenë gjithmonë pjesë e debatit mes shkencës dhe emocioneve. Studimet e fundit neurologjike tregojnë se përgjigjja është më komplekse se sa mendojmë. Kur ndjejmë tërheqjen e parë, truri aktivizon qendrat që prodhojnë dopaminë dhe oksitocinë, dy kimikate që lidhen me kënaqësinë dhe lidhjen emocionale. Ky reagim është i menjëhershëm dhe nuk kontrollohet nga arsyetimi logjik, çka e bën fazën e parë të dashurisë një proces të pastër emocional ajo që shpesh e quajmë “zgjedhje e zemrës”.Me kalimin e kohës, pas entuziazmit fillestar, në lojë hyn korteksi frontal pjesa e trurit që merret me analizën dhe vendimmarrjen. Kjo është faza kur mendja fillon të vlerësojë nëse marrëdhënia është e qëndrueshme, e shëndetshme dhe nëse mund të zgjasë në kohë.Ekspertët theksojnë se dashuria është një ndërthurje e të dyjave: zemra ndez shkëndijën dhe sjell emocionin e parë, ndërsa mendja është ajo që ndërton bazën për një lidhje afatgjatë. Kjo kombinon biologjinë, emocionin dhe arsyen në një proces unik që e bën dashurinë ndjenjën më të fuqishme që njeh trupi dhe truri njerëzor.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *