Magnezi, sekreti i heshtur që lehtëson menopauzën nga valët e nxehta te mjegulla mendore

Menopauza nuk është vetëm çështje e hormoneve që bien.

Menopauza nuk është vetëm çështje e hormoneve që bien. Shumë gra përballen me valë të nxehta, lodhje kronike, ankth, pagjumësi dhe mjegull mendore. Pikërisht këtu hyn në lojë një mineral shpesh i nënvlerësuar: magnezi.

Magnezi është thelbësor për:
• Qetësimin e sistemit nervor, duke reduktuar ndjeshëm ankthin dhe nervozizmin,
• Përmirësimin e gjumit dhe luftimin e pagjumësisë,
• Zbutjen e valëve të nxehta (hot flashes),
• Reduktimin e inflamacionit, që lidhet me dhimbjet e kyçeve dhe muskujve gjatë menopauzës,
• Përqendrimin dhe qartësinë mendore, duke ndihmuar në uljen e “brain fog”-ut.

Sipas ekspertëve, shumë gra gjatë periudhës së menopauzës përjetojnë mungesë magnezi pa e kuptuar, duke përkeqësuar simptomat. Marrja e magnezit përmes ushqimeve si zarzavatet me gjethe jeshile, arrat, farat dhe drithërat integrale, si dhe suplementimi me kujdes, mund të bëjë një ndryshim të madh.

Fitstation thotë:
Mos e nënvlerëso një mineral kaq të thjeshtë. Magnezi nuk është vetëm për muskujt është për mendjen, trupin dhe qetësinë që çdo grua meriton në këtë fazë jetësore.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *