Alzheimeri nuk nis me harresë të zakonshme, por me harresë që e ndryshon jetën.
Sa më herët të zbulohet, aq më shumë mund të ngadalësohet.
Shenjat paralajmëruese të Alzheimerit:
1. Harresa që ndikon në përditshmërinë
Të harrosh emra, data apo ngjarje të rëndësishme dhe të mos i kujtosh më vonë.
2. Vështirësi në planifikim apo zgjidhje problemesh
Si për shembull: llogaritjet e thjeshta, ndjekja e një recete, pagesat mujore.
3. Hutimi me kohën apo vendin
Nuk kujton çfarë dite është apo ku ndodhet.
4. Vështirësi në të folur ose në gjetjen e fjalëve
Ndërpret fjalinë, harron fjalë të zakonshme, përsërit fraza.
5. Vendosje e sendeve në vende të çuditshme
Fut çelësat në frigorifer apo celularin në dollapin e rrobave.
6. Humbje e gjykimit dhe e vendimmarrjes
Si për shembull: shpërdorimi i parave, veshje të papërshtatshme.
7. Tërheqje nga aktivitetet sociale
Personi fillon të izolohet, nuk do të dalë apo të marrë pjesë në aktivitete.
8. Ndryshime të humorit dhe personalitetit
Nga i qetë bëhet i nervozuar, i dyshimtë apo konfuz.
Alzheimeri nuk nis me harresë të zakonshme, por me harresë që e ndryshon jetën.
Sa më herët të zbulohet, aq më shumë mund të ngadalësohet.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.