Helmi i bletës shkatërron 100% të qelizave agresive të kancerit të gjirit në më pak se 60 minuta, zbulimi premtues nga Australia

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi është ende në faza të hershme, i testuar vetëm në laborator dhe te minjtë.

Një studim australian i publikuar nga Harry Perkins Institute of Medical Research në revistën Nature Precision Oncology tregon se helmi i bletës, në veçanti përbërësi i tij kryesor melitina, është në gjendje të vrasë 100% të qelizave agresive të kancerit të gjirit përfshirë ato më rezistente si triple negative dhe HER2+ brenda 60 minutash.

Ky eksperiment, i udhëhequr nga Dr. Ciara Duffy, përfshiu helm nga 312 bletë të mjaltit dhe bletë të egra nga Australia, Irlanda dhe Anglia. Melitina doli jashtëzakonisht efektive duke krijuar vrima në membranat e qelizave kancerogjene dhe duke ndërprerë sinjalizimet për rritje brenda vetëm 20 minutash me dëme minimale në qelizat e shëndetshme.

Kur u kombinua me ilaçe kimioterapie si docetaxel, efekti shkatërrues i tumoreve te minjtë u përforcua ndjeshëm. Bletët nga qyteti australian Perth treguan rezultate më të qëndrueshme, ndërsa helmimi nga bletët e egra nuk pati ndikim.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi është ende në faza të hershme, i testuar vetëm në laborator dhe te minjtë. Nevojiten më shumë studime për të kuptuar dozimin, mënyrën e administrimit dhe sigurinë te njerëzit para se të konsiderohet trajtim i mundshëm

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *