Ndonjëherë zgjidhjet më të thjeshta janë pikërisht në kuzhinën tonë. Kanella dhe karafili nuk janë thjesht erëza aromatike ato kanë vlera reale që mund të ndihmojnë trupin, sidomos kur bëhet fjalë për ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Ndonjëherë zgjidhjet më të thjeshta janë pikërisht në kuzhinën tonë. Kanella dhe karafili nuk janë thjesht erëza aromatike ato kanë vlera reale që mund të ndihmojnë trupin, sidomos kur bëhet fjalë për ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Kanella është studiuar për aftësinë e saj për të ndihmuar në:
• stabilizimin e glicemisë
• përmirësimin e reagimit të qelizave ndaj insulinës
• reduktimin e luhatjeve të forta të sheqerit pas vakteve
Ndërsa karafili, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, mbështet:
• metabolizmin e glukozës
• uljen e inflamacionit
• funksionimin më të mirë të sistemit metabolik
Kur kombinohen, këto dy erëza krijojnë një efekt mbështetës për organizmin. Nuk janë ilaç, por janë një shtysë natyrale që mund të bëjë diferencë, sidomos nëse përfshihen rregullisht në një stil jetese të shëndetshëm.
Një filxhan çaj me kanellë dhe karafil, i konsumuar me masë, mund të jetë një ritual i vogël që i bën mirë trupit – dhe jo vetëm shijes.
Trupi ynë reagon ndaj kujdesit të përditshëm. Dhe ndonjëherë, kujdesi fillon me gjëra të vogla.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.