Kafeja: Pse një gotë në Tiranë kushton më shumë se në disa qytete të Italisë?

Në një nga vendet me konsum të lartë të kafesë për frymë, Shqipëria po sheh një fenomen interesant: një gotë kafe në Tiranë kushton më shumë se në qytete të Italisë, vendit të famshëm për espresso-n klasike.

Në një nga vendet me konsum të lartë të kafesë për frymë, Shqipëria po sheh një fenomen interesant: një gotë kafe në Tiranë kushton më shumë se në qytete të Italisë, vendit të famshëm për espresso-n klasike.

Po si ndodhi kjo?

Në qytete si Roma, Napoli apo Bari, një espresso në bar kushton ende mesatarisht 1 euro e rregulluar shpesh edhe me ndihmë shtetërore ose marrëveshje me bizneset për të ruajtur çmimin tradicional.

Në Tiranë, një kafe e thjeshtë shkon nga 1.20 deri në 1.70 euro në shumicën e lokaleve dhe deri në 2.50 euro në disa ambiente “trendy”.

Arsyet kryesore:
• Rritja e qirave dhe kostove urbane në kryeqytet
• Kultura e konsumit “modë” ambienti, brandi dhe lokacioni shpesh vlejnë më shumë se vetë kafeja
• Mungesa e kontrollit të tregut dhe standardeve të çmimeve
• Turizmi dhe efekti i “lifestyle”-it të ri që e sheh kafenenë si vend socializimi, jo thjesht për kafenë

Një gotë, shumë kuptime

Për shqiptarët, kafeja nuk është thjesht një pije është takim, muhabet, takim pune, pushim mes stresit… por ndoshta po paguajmë më shumë për ndjesinë sesa për vetë përmbajtjen?

FitStation pyet: A ka logjikë të paguajmë më shumë për kafenë në Tiranë se në Romë? Apo jemi të gatshëm të paguajmë për stilin, jo për substancën?

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *