Ish kampioni i botës Ilir Suli rrëfen luftën me veten dhe plagët që i la droga: Nuk e menaxhova dot famën

“Nuk dua të justifikohem. Mbaj përgjegjësi për gjithçka kam bërë dhe kërkoj falje publike.”

“Nuk dua të justifikohem. Mbaj përgjegjësi për gjithçka kam bërë dhe kërkoj falje publike.”
Me këto fjalë të forta, ish-sportisti Ilir Suli hap zemrën për moderatoren Çenkuela Hasa News24, ku rrëfen ndikimin e përdorimit të substancave dhe betejën e tij të vazhdueshme për t’u ringritur si njeri.

“Na mungonte informacioni, ishim fëmijë dhe nuk e kuptonim dëmin”

“Përdornim ndonjë cigare hashash, por ajo na dëmtonte shumë jo vetëm fizikisht, por veçanërisht psikologjikisht. Koha që duhej për t’u rikuperuar ishte e madhe. Ishim 15-16 vjeç, në fillim të viteve ’90, dhe askush nuk na foli për rrezikun që po na priste. Nuk kishim informacionin që kanë të rinjtë sot.”

Suli nuk e sheh substancën si problemin e vetëm. Ai thekson se keqmenaxhimi i vetes ishte arsyeja më e thellë e rënies:
“Nuk isha i fokusuar. Nuk e menaxhoja dot veten. Kur shikoja lekun, më ikte me vrap. E kisha dorën me vrimë. Leku të dënon nëse nuk e trajton me mend.”

Lufta më e vështirë? Lufta me veten

Pas garës së fundit në Paris në vitin 2011, ai ndjeu se gjithçka kishte përfunduar. Jo vetëm sporti, por një epokë e tërë e jetës së tij. Që nga ajo kohë, ka qenë në një përballje të heshtur me veten.

“Unë jam ringritur disa herë, por që të ringrihesh është shumë e vështirë. Duhet të kesh miq të mirë afër. Lufta më e madhe është të jesh njeri.”

Mesazh nga FitStation

FitStation ju sjell histori të vërteta që frymëzojnë dhe shërbejnë si pasqyrë për brezin e ri. Qëndro larg substancave që të shkatërrojnë. Lufta më e rëndësishme është ajo që bëjmë çdo ditë për të qenë versioni më i mirë i vetes.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *