Por çfarë thotë shkenca dhe a është vërtet e nevojshme të hiqni dorë nga gluteni nëse vuani nga kjo gjendje?
Në vitet e fundit, gluteni është përmendur shpesh si një ndër faktorët që mund të përkeqësojnë simptomat e tiroiditit Hashimoto, një sëmundje autoimune që prek gjëndrën tiroide. Por çfarë thotë shkenca dhe a është vërtet e nevojshme të hiqni dorë nga gluteni nëse vuani nga kjo gjendje?
Çfarë është Hashimoto?
Hashimoto është një çrregullim autoimun ku sistemi imunitar sulmon vetë qelizat e tiroides, duke e dëmtuar gradualisht funksionin e saj. Ky proces çon shpesh në hipotiroidizëm (ulje të funksionit tiroide).
Simptomat përfshijnë:
• Lodhje kronike
• Shtim në peshë
• Ftohtësi të vazhdueshme
• Rënie flokësh
• Ngadalësim të metabolizmit
• Mjegull mendore dhe ndjeshmëri emocionale
Çfarë është gluteni dhe pse lidhet me Hashimoton?
Gluteni është një proteinë që gjendet në grurë, elb, thekër dhe të gjitha derivatet e tyre.
Disa studime kanë treguar se te personat me sëmundje autoimune si Hashimoto, gluteni mund të rrisë përgjigjen inflamatore në trup. Kjo ndodh veçanërisht për shkak të një fenomeni të quajtur reaksion i kryqëzuar imunitar (cross-reactivity), ku sistemi imunitar e ngatërron proteinën e glutenit me indet e tiroides dhe i sulmon ato.
Çfarë thotë shkenca?
• Sipas disa studimeve, një përqindje e konsiderueshme e pacientëve me Hashimoto kanë edhe intolerancë ndaj glutenit ose sëmundje celiake.
• Eliminimi i glutenit nga dieta ka treguar ulje të antitrupave anti-TPO dhe përmirësim të simptomave tek disa persona, sidomos tek ata me ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit.
A duhet ta eliminoj glutenin nëse kam Hashimoto?
Nuk ka një përgjigje universale. Ja si mund të veproni:
Konsultohuni me mjekun ose endokrinologun
Kryeni analizat për celiaki ose ndjeshmëri ndaj glutenit Mund të bëni një diete provuese (3–4 javë pa gluten) për të vëzhguar nëse ndjeni përmirësim në simptoma
Kujdes me ushqimet e përditshme që përmbajnë gluten:
• Buka, makaronat, pica, ëmbëlsirat me miell gruri
• Salcat e gatshme, salçiçet, supat e konservuara
• Disa produkte kozmetike ose farmaceutike (si suplementet)
Mesazh nga FitStation
Nëse vuani nga Hashimoto apo çrregullime të tjera të tiroides, mos bëni ndryshime drastike në dietë pa mbështetje profesionale. Nëpërmjet ushqimit të kujdesshëm dhe analizave të duhura, mund të gjeni balancën që i përshtatet trupit tuaj.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.