Infeksioni në mishrat e dhëmbëve mund të shkaktoj infarkt, ja simptomat që nuk duhen injoruar

Çfarë ndodh në gojë, nuk qëndron vetëm në gojë. Sipas Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë, infeksionet e mishrave të dhëmbëve mund të rrisin rrezikun për infarkt. Higjiena orale është më shumë se estetikë është jetëgjatësi.

Çfarë ndodh në gojë, nuk qëndron vetëm në gojë. Sipas Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë, infeksionet e mishrave të dhëmbëve mund të rrisin rrezikun për infarkt. Higjiena orale është më shumë se estetikë është jetëgjatësi.

Si ndodh kjo?
Kur mishrat e dhëmbëve janë të inflamuara nga bakteret, këto mikroorganizma mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe të nxisin inflamacion sistemik. Ky inflamacion dëmton muret e enëve të gjakut dhe ndihmon në formimin e pllakave të kolesterolit, duke rritur gjasat për infarkt apo goditje në tru.

Simptomat që nuk duhen injoruar:
– Gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve
– Era e keqe e gojës që nuk largohet
– Mishra të fryrë ose të ndjeshëm
– Dhëmbë që lëkunden ose ndryshojnë pozicion

Çfarë mund të bëni?
– Lani dhëmbët dy herë në ditë për të paktën 2 minuta
– Përdorni fill dentar çdo ditë
– Vizitoni dentistin të paktën një herë në 6 muaj
– Shmangni sheqernat dhe pijet me acid që dëmtojnë florën e gojës
– Pini ujë të bollshëm për të shpëlarë bakteret natyrshëm

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *