Gjunjët janë një nga kyçet më të rëndësishëm të trupit, por njëkohësisht edhe më të ndjeshmit.
Ata mbajnë gjithë peshën tonë trupore dhe çdo kilogram i tepërt shumëfishon ngarkesën mbi to. Pikërisht për këtë arsye, edhe një rënie e vogël në peshë ka efekt të menjëhershëm dhe të fuqishëm në lehtësimin e tyre.
Ekspertët e shëndetit tregojnë se nëse një person humb 4.5 kilogramë, gjunjët çlirohen nga rreth 18 kilogramë presion në çdo hap që hedhim. Kjo do të thotë më pak lodhje, më pak dhimbje dhe një ndjesi më e lehtë në lëvizjet e përditshme – qoftë gjatë ecjes, qoftë kur ngjitemi shkallëve apo kur bëjmë aktivitete fizike.
Pesha e tepërt, një armik i padukshëm i gjunjëve
Pesha e shtuar nuk dëmton vetëm pamjen, por është një nga arsyet kryesore pse shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e gjunjëve. Çdo kilogram i tepërt është një barrë e tepërt që gjunjët duhet ta mbajnë, duke shkaktuar ngurtësi, lodhje të shpejtë dhe dhimbje që shpesh kthehen në problem kronik. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se dhimbjet e tyre nuk lidhen gjithmonë me moshën, por me kilogramët e tepërt që gjunjët nuk arrijnë t’i përballojnë.
Si ndryshon jeta pas humbjes së peshës?
Njerëzit që arrijnë të dobësohen, edhe në masa të vogla, tregojnë se ndjejnë një ndryshim të madh. Gjunjët nuk kërcasin më si më parë, lodhja zvogëlohet dhe ecja bëhet më e lehtë. Shumë raportohet se dhimbjet e përhershme në këmbë dhe gjunjë u zhduken sapo humbën disa kilogramë. Ky është një mesazh i fortë se nuk duhen humbur dhjetëra kilogramë për të parë përfitime të mëdha.
Lehtësim, energji dhe jetë më aktive
Një trup më i lehtë nuk është vetëm estetikë, por një mundësi për të jetuar më gjatë e më shëndetshëm. Përfitimet ndihen në çdo hap: gjunjë më të fortë, më pak dhimbje dhe më shumë energji për të bërë aktivitetet që deri dje duken të lodhshme. Një ulje peshe prej vetëm 4-5 kilogramësh është shpesh mjaftueshëm për të rikthyer lëvizshmërinë dhe për të shtuar dëshirën për të lëvizur më shumë.
Trupi të shpërblen për çdo hap që bën drejt një peshe më të shëndetshme. Edhe një ndryshim i vogël në peshë sjell një ndryshim të madh për gjunjët. 4.5 kilogramë më pak në peshore = 18 kilogramë më pak në gjunjë.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.