Pse ndarja “dhemb” fizikisht? Çfarë ndodh në trup kur humbasim dikë që duam

Ndarja nuk është vetëm trishtim; shumë njerëz e përjetojnë si dhimbje të vërtetë fizike. Shkenca e shpjegon këtë si një reagim të plotë të trurit dhe trupit ndaj humbjes.

Kur prishet një lidhje e rëndësishme, truri e lexon situatën si kërcënim dhe aktivizon të njëjtat zona që ndezin sinjalet e dhimbjes fizike. Kjo mbivendosje bën që “zemra e thyer” të ndihet realisht si shtrëngim në gjoks, marramendje apo dhembje muskujsh.
Në ditët e para pas ndarjes bie fort prodhimi i dopaminës dhe oksitocinës kimikatet që lidhen me lidhjen, kënaqësinë dhe qetësinë ndërsa ngrihet kortizoli, hormoni i stresit. Ky çekuilibër rrit rrahjet e zemrës, tensionin muskulor dhe ndjeshmërinë ndaj dhimbjes; prish gjumin, ul oreksin tek disa dhe e shton tek të tjerë. Trupi përjeton një lloj “abstinence” sepse marrëdhënia ka funksionuar si burim i përditshëm shpërblimi nervor.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *