Në një intervistë ekskluzive për Fitstation Media, boksieri shqiptar me famë botërore Florian Marku ndau me lexuesit një rrëfim të ndjerë për fëmijërinë e vështirë, luftën e brendshme dhe motivin pas buzëqeshjes që e shoqëron në çdo hyrje në ring.

“Nuk jam dorëzuar kurrë, edhe kur jeta më sfidoi që fëmijë”
“Kam luftuar që i vogël. Kam pasur shumë probleme në fëmijëri dhe një jetë aspak të lehtë — si shumë shqiptarë. Megjithatë, nuk jam dorëzuar kurrë. Kam punuar fort për ëndrrat e mia, pavarësisht vështirësive që kam kaluar,” — rrëfen Marku për Fitstation, me një sinqeritet që shkon përtej imazhit të një sportisti të pathyeshëm.
“Qesh sepse ringu është liria ime”
I pyetur për buzëqeshjen e tij të famshme sa herë hyn në ring, ai u përgjigj:
“Në ring ndjej lumturi. Ndihem i gëzuar kur hyj, prandaj qesh sepse ai është momenti që pres me padurim. Nuk kam frikë, nuk kam ankth, nuk kam stres.”
Për të, ringu nuk është thjesht vendi i përballjes por hapësira e lirisë së tij të brendshme.
“Dëgjoni prindërit dhe mos u dorëzoni kurrë”
Në një mesazh për të rinjtë shqiptarë, Marku theksoi vlerat që për të janë themel:
“Dëgjoni prindërit tuaj, sepse vetëm ata jua duan të mirën. Dhe mos u dorëzoni kurrë nga ëndrrat tuaja.”
Nga Fitstation Media
Kjo intervistë vjen si pjesë e misionit tonë për të sjellë zërat e vërtetë që frymëzojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Historitë si ajo e Florian Markut janë dëshmi që suksesi nuk është rastësi është një zgjedhje e përditshme për të mos u dorëzuar.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.