Farat e lirit njihen prej mijëra vitesh si superushqim, por sot studimet shkencore konfirmojnë fuqinë e tyre për shëndetin e zemrës dhe uljen e kolesterolit.
Farat e lirit njihen prej mijëra vitesh si superushqim, por sot studimet shkencore konfirmojnë fuqinë e tyre për shëndetin e zemrës dhe uljen e kolesterolit.
Si ndikojnë tek kolesteroli?
Farat e lirit janë të pasura me:
• Fibra të tretshme, të cilat lidhin kolesterolin në zorrë dhe ndihmojnë në eliminimin e tij nga trupi.
• Acide yndyrore omega-3 (ALA), që reduktojnë inflamacionin dhe mbrojnë enët e gjakut.
• Lignane, përbërës me efekt antioksidant dhe rregullues të hormoneve, të dobishëm për shëndetin kardiovaskular.
Çfarë thonë studimet?
Konsumi ditor i farave të lirit mund të ulë ndjeshëm kolesterolin total dhe LDL (kolesterolin e keq), duke parandaluar bllokimin e arterieve dhe sëmundjet e zemrës.
Si t’i përdorni?
Bluajini farat e lirit para përdorimit për të përfituar vlerat e plota ushqyese.
Shtoni 1-2 lugë gjelle në:
• Kos
• Smoothie
• Sallata
• Tërshërë
Pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës, pasi fibrat kërkojnë hidratim për të vepruar në organizëm.
Kujdes:
Mos i konsumoni në sasi të mëdha pa u konsultuar me mjekun, veçanërisht nëse merrni medikamente për hollimin e gjakut.
Mesazh nga FitStation:
Vetëm 1 lugë gjelle fara lini në ditë mund të bëjë mrekulli për kolesterolin dhe zemrën tënde. Fillo sot për një trup më të fortë dhe të shëndetshëm!
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.