2 detokse verore që do t’ju mbajnë të hidratuar dhe plot energji

Gjatë verës, hidratimi është thelbësor jo vetëm për shëndetin, por edhe për lëkurë të pastër dhe organizëm të lehtë.

Gjatë verës, hidratimi është thelbësor jo vetëm për shëndetin, por edhe për lëkurë të pastër dhe organizëm të lehtë. Këto dy detokse natyrale janë ideale për të pastruar trupin dhe për t’u ndjerë freskët gjatë ditëve të nxehta.

1. Ujë detox me kastravec, limon dhe nenexhik
Përbërësit:
• 1 limon i prerë në feta
• ½ kastravec i prerë në feta
• Disa gjethe nenexhiku
• 1 litër ujë të ftohtë

Përfitimet:
Kastraveci hidraton dhe ul fryrjen, limoni ndihmon tretjen dhe pastron mëlçinë, ndërsa nenexhiku freskon dhe qetëson sistemin tretës.

2. Ujë detox me shalqi dhe boronica
Përbërësit:
• 1 filxhan copa shalqiri
• ½ filxhan boronica
• 1 litër ujë të ftohtë

Përfitimet:
Shalqiri pastron veshkat dhe hidraton trupin, ndërsa boronicat janë të pasura me antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe forcojnë imunitetin.

Si t’i përdorni?
Vendosini përbërësit në ujë të ftohtë, lërini të pushojnë 2-3 orë në frigorifer dhe konsumojini gjatë ditës.

Mesazh nga FitStation:
Mos harroni, hidratimi është sekreti i trupit të lehtë dhe mendjes së kthjellët gjatë verës. Zgjidhni detoksin tuaj të preferuar dhe mbajeni trupin plot energji!

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *