Vezët janë një nga ushqimet më të plota dhe të shëndetshme, por mënyra e gatimit ndikon në vlerat e tyre ushqyese dhe kaloritë që marrim.
Vezët janë një nga ushqimet më të plota dhe të shëndetshme, por mënyra e gatimit ndikon në vlerat e tyre ushqyese dhe kaloritë që marrim.
1. Veza e zier
Kaloritë:
Një vezë mesatare e zier (rreth 60g) ka 70-80 kalori.
Vlerat ushqyese:
• Proteina cilësore të larta, që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve
• Pa yndyrna të shtuara, pasi zihet vetëm me ujë
• Burim i mirë i vitaminës B12, D, selenit dhe kolinës, që mbështesin trurin dhe metabolizmin
Ideale për:
Dietat për rënie në peshë, mëngjes të lehtë ose vakt para palestrës.
2. Veza omletë
Kaloritë:
Një omletë me 1 vezë dhe pak vaj ulliri ka 90-120 kalori, varësisht sasisë së vajit dhe përbërësve shtesë.
Vlerat ushqyese:
• E pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme nga veza dhe vaji i ullirit
• Nëse shtoni perime si spinaq, domate apo kërpudha, rritet vlera në fibra, vitamina dhe minerale
Kujdes:
Nëse omleta përgatitet me gjalpë, djathë të yndyrshëm apo salçiçe, kaloritë rriten ndjeshëm, duke e bërë më pak të përshtatshme për ata që ndjekin dieta për dobësim.
Përfundimi:
Të dyja janë zgjedhje të shëndetshme, por veza e zier ka më pak kalori, ndërsa omleta, kur kombinohet me perime dhe vaj ulliri, është një vakt i plotë dhe energjik për mëngjes.
Mesazh nga FitStation:
Zgjedhja është e jotja veza e zier për më pak kalori, omleta për më shumë shije dhe vlera ushqyese. Rëndësi ka të qëndrosh i balancuar çdo ditë!
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.