Eliminimi i bukës nga dieta ushqimore, ja çfarë ndodh me trupin

Buka është një nga ushqimet më të përhapura në tryezat shqiptare, por në vitet e fundit gjithnjë e më shumë njerëz po e heqin nga dieta e tyre, sidomos ata që ndjekin regjime dobësimi ose kanë probleme me tretjen e glutenit. Por çfarë ndodh realisht me trupin kur e heqim bukën nga përditshmëria?

1. Humbje në peshë fillestare

Heqja e bukës shpesh çon në rënie të shpejtë në peshë, por jo gjithmonë nga dhjami. Fillimisht humbet uji që lidhet me karbohidratet, prandaj shumë njerëz e ndiejnë trupin më të lehtë.

2. Ulje e fryrjes dhe përmirësim i tretjes

Personat me ndjeshmëri ndaj glutenit ose maja e bukës shpesh përjetojnë fryrje barku, gazra dhe diskomfort. Pa bukë, këto simptoma mund të zbuten dukshëm.

3. Stabilizim i nivelit të sheqerit në gjak

Karbohidratet e rafinuara të bukës së bardhë shkaktojnë rritje të shpejta të glukozës në gjak. Eliminimi i saj ndihmon në shmangien e “pikut të sheqerit” dhe ul luhatjet energjike gjatë ditës.

4. Mund të mungojnë fibra dhe vitamina B

Nëse buka hiqet pa zëvendësim, sidomos buka integrale, mund të shfaqet mungesë fibrash, acid folik dhe vitaminash B që ndihmojnë tretjen dhe metabolizmin. Prandaj, është e nevojshme të shtohen drithëra të tjera integrale, bishtajore ose perime.

5. Ndikimi në gjendjen shpirtërore

Truri funksionon kryesisht me glukozë. Heqja e burimeve të shpejta të karbohidrateve si buka mund të shkaktojë nervozizëm, lodhje dhe ulje të humorit në ditët e para. Pas një periudhe përshtatjeje, shumë njerëz raportojnë përqendrim më të mirë dhe energji më të qëndrueshme.

6. Përfitime për zemrën dhe kolesterolin

Dieta pa bukë të bardhë (dhe produkte të tjera të rafinuara) ndihmon në uljen e triglicerideve dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *