E vërteta e magnezit para gjumit, doza dhe përdorimi duhur

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për trupin e njeriut, dhe mungesa e tij lidhet me lodhje, ankth, probleme me gjumin, kapsllëk, madje edhe diabet. Shkencëtarët e quajnë “mineral i qetësisë” sepse ndikon direkt tek muskujt, kockat dhe truri.

Si ndihmon magnezi?
• Dhimbje kockash & Osteoporozë – Forcon mineralizimin e kockave dhe rregullon nivelin e kalciumit.
• Diabet & sheqeri në gjak – Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke ulur rrezikun për diabet tip 2.
• Ankth & Depresion – Ndihmon prodhimin e serotoninës dhe GABA-s, hormone që ulin stresin dhe përmirësojnë humorin.
• Kapsllëk & tretje – Vepron si laksativ natyral duke tërhequr ujë në zorrë, zbut jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e saj.
• Gjumi & relaksimi – Rekomandohet të merret në mbrëmje pasi ndihmon trupin të qetësohet dhe përgatitet për gjumë cilësor.

Dozat e rekomanduara (në varësi të formës së magnezit):
• Për kockat: 300-400 mg/ditë (citrate ose glycinate).
• Për diabetin: 250-350 mg/ditë (chloride ose taurate).
• Për gjumin & ankthin: 200-400 mg/ditë (threonate kalon barrierën gjak tru)

Këshilla praktike:
• Kombinojeni me vitamina si D dhe ushqime natyrale: spinaq, arrorë, fara kungulli, çokollatë e zezë.
• Shmangni kafenë dhe alkoolin e tepërt, sepse ulin nivelin e magnezit.
• Konsultohuni me mjekun nëse merrni barna për sheqerin në gjak ose zemrën.

Ky “ilaç natyral” është i thjeshtë, i përballueshëm dhe gjendet lehtësisht, por efekti i tij mbi trupin është i jashtëzakonshëm.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *