Të gjithë kemi ditë kur hamë më shumë një festë, një darkë me miqtë, një moment dobësie emocionale apo thjesht një dëshirë për të shijuar. Dhe kjo është… njerëzore.
Të gjithë kemi ditë kur hamë më shumë një festë, një darkë me miqtë, një moment dobësie emocionale apo thjesht një dëshirë për të shijuar. Dhe kjo është… njerëzore.
Të gjithë kemi ditë kur hamë më shumë një festë, një darkë me miqtë, një moment dobësie emocionale apo thjesht një dëshirë për të shijuar. Dhe kjo është… njerëzore.
Mos e shih si dështim por si pjesë të rrugëtimit.
Një ditë me më shumë kalori nuk e prish gjithë përpjekjen që ke bërë. Trupi yt është i mençur – di të balancojë, di të falë, di të ecë përpara nëse ti i jep dashuri, jo ndëshkim.
Ja çfarë ndodh zakonisht:
• Pesha që duket se ke shtuar është ujë dhe ushqim në tretje, jo yndyrë.
• Trupi ka ritme natyrale rikuperimi mjafton të kthehesh në zakonet e tua të shëndetshme.
• Frika, faji dhe paniku janë më të rrezikshme se vetë ushqimi.
Zgjidhja? Mos e kompenso me dënim, por me mirëkuptim.
• Mos i ndërpre vaktet ditën tjetër.
• Mos u rëndo me ndëshkime në palestër.
• Mos e etiketoni veten si “i dobët” apo “pa vullnet”.
Thjesht rikthehu. Një vakt i tepërt nuk mposht një stil jetese të ndërtuar me dashuri.
Nga FitStation
Trupi yt nuk kërkon perfeksion kërkon përkujdesje, ndjeshmëri dhe vazhdimësi.
Ti je më shumë se një pjatë më tepër. Je një proces që po lulëzon çdo ditë.
Ec përpara, me butësi.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.